Samstag, 17. November 2007

MINATORËT MË NË FUND PRANUAN TË BISEDOJNË ME DR. SHUVARIN, POR VETËM NË ZGAFELLË

Pas bisedave të gjata , që kryetari i Këshillit Punëdrejtues të " Trepçës ", Aziz Abrashi, dhe drejtori teknik i minierës me flotacion " Trepça " në Stari-Tërg, Ibush Jonuzi, patën me minatorët në horizontin e tetë, grevistët, më në fund, pranuan që kryetari i Kryesisë së KQ të LKJ, dr. Stipe Shuvar, të zbresë në zgafellë dhe t`ia paraqesin drejtpërdrejt kërkesat e tyre.
Ditën e pestë të grevës, të premten, më 24 shkurt 1989, diku pas orës 17, dr. Stipe Shuvar, Radisha Gaçiq, Remzi Kolgeci, Jurij Bajec me disa udhëheqës të komunës së Mitrovicës, të kombinatit e të minierës " Trepça ", zbriten në zgafellë dhe biseduan me grevistët më se dy orë. Minatorët lejuan të hyjnë vetëm edhe gazetarët e " Rilindjes " e të Tanjugut dhe ekipi i Televizionit të Prishtinës –programit në gjuhën shqipe.
Minatorët ishin strukur në një hapësirë, ku kryqëzohen korridoret e horizonteve. Ardhja e kryetarit Shuvar nuk u prit as me duartrokitje, as me përshëndetje të tjera. Atmosfera ishte e rëndë dhe mjaft e tendosur. Nuk u manifestua as përulja. Ndonëse të rraskapitur e të lodhur, minatorët qëndronin të fortë e krenarë.
Në këtë atmosferë, dr. Stipe Shuvar iu drejtua minatorëve:
-Unë ju kam shkruar një letër që kam dashur t`jua dërgoj pasi nuk pranuat të bisedoni me mua. Posa e kreva, u kthye nga ju shoku Aziz dhe më njoftoi se po më pranoni këtu, në horizontin e tetë. Dhe ja tash po jua lexoj këtë letër:
" Shokë minatorë, dilni të bisedojmë. Më kanë thënë se më keni ftuar më herët. Tek unë nuk ka arritur asnjë ftesë me shkrim as me telefon dhe as që ka kërkuar kush nga unë një gjë të këtillë në emrin tuaj, bie fjala ndonjë individ ose delegacion. Gazetat kanë shkruar se më keni ftuar në kohën e marsheve tuaja në drejtim të Prishtinës….
Për mbylljen tuaj në zgafelle kam marrë vesh të martën, kurse ju jeni grumbulluar këtu pas ndërrimit të pare që nga e hëna. Në kohën e mbledhjes së Kryesisë së KQ të LKJ, në atë moment, nuk e kemi ditur se jeni kaq këmbëngulës që të rrini kaq gjatë në zgafellë, të rrini natë e ditë deri sot kur po e rrezikoni shëndetin deri në shkallën e fundit e ndonjëri ndoshta edhe jetën…."

Keine Kommentare: