Samstag, 17. November 2007

LUFTA E DRENICËS DHE SHABAN POLLUZHA - Dielli, PRISHTINË 1991

34. "PO VDES PO NUK PO DI SE ÇKA PO BËHET ME KËTË POPULL"
(Kozhicë, Krasaliq, Krasmirofc, Gradicë, Qirez dhe Baks)

Forcat shqiptare, të prira nga Shaban Polluzha, kur llshojnl rajonin e Obricë dhe Rezallës, kalojnë në zonën lindore të Drenicës dhe përqendrohen në fshatrat rrëzë Çiçavicës: Kozhicë, Krasmirofc, Gradicë dhe në disa lokalitete të tjera. Në këtë rrip toke tash veprojnë dhe e kontrollojnë forcat shqiptare. Shtabi vendoset në kullë te Mulla Jonuzit të Krasmirofcit. Ky fshat, ashtu si Rezalla, kishte pozitë mjaft strategjike dhe së andejmi mund të vëzhgohej një hapësirë mjaft e gjerë.
Ndërkaq, brigade e katërt dhe e pestë të Kosovë e Metohisë mbanin katundet: Qirez, Likoshan dhe Prellofc. Shtabi ishte në Prellofc. Pas masakrave që ishin bërë në Polac e Prekaz, tani vazhdon vala e masakrimeve dhe e persekutimeve edhe në këtë pjesë të Drenicës, duke djegur fshatra të tëra, duke vrarë e duke shkatërruar çdo gjë. Këto dy brigada (IV dhe V) veprojnë me të njëjtat siç kishin vepruar edhe brigada e parë e Zyfer Musiqit dhe brigada të tjera malazeze e serbe.
Djegie për së gjalli
Rrallë ndonjëherë njeh historia jo vetëm e këtyre trojeve ndonjë masakër siç qe ajo e Kozicës. Brigada e IV dhe brigada V të Kosovës e Metohisë, të cilat i udhëhiqnin serbë e malazez, ishin antishqiptare e proçetnike dhe, si të tilla i kishin vënë vetes për detyrë të bënin shfarosjen masive të popullatës së pafajshme nëpër Drenicë dhe përgjithësisht në Kosovë. Më 13 dhe 15 shkurt të vitit 1945 këto dy brigada hyjnë në Kozhicë dhe masakrojnë në mënyrë më të egër gratë, pleqtë dhe fëmijët.
Duke dëgjuar për masakrat që kishin bërë këto brigada nëpër fshatrat tjera të Drenicës dhe duke pasur parandjenjë se edhe atyre mund t’u ndodhë ndonjë tragjedi e ngjashme, pjesa më e madhe e fshatrave të Kozhicës ikën në Çiçavicë dhe në fshatra tjera të Artakollit. Megjithatë, një pjesë e banorëve të këtij fshati, duke u nisur nga fakti se nuk i kishin bërë keq askujt, mbetën në shtëpi. Pas një përleshjeje që kishin pasur forcat e Shaban Polluzhës me ato partizano-çetnike në atë anë, ato detyrohen të tërhiqen në drejtim të Gradicës dhe tani këto brigada pa kurrfarë pengesash fillojnë terrorin. Të tërbuara nga mllefi dhe urrejtja kundërshqiptare, në të hyrë partizano-çetnikët ua shtinë flakën të gjitha shtëpive të Kozhicës. Nga banorët që kishin mbetur, disa u pushkatuan, e disa të tjerë i torturuan në mënyrat më barbare.
Rasti më tragjik dhe njëherësh më i dhimbshëm ishte kur dy pleq, Man Abedini dhe Dan Durmishi, i marrin dhe i ngujojnë në një ahur dhe ua shtien flakën. Çetnikët qëndruan aty derisa ata u bënë shkrumb e hi. Siç tregojnë dëshmitarët e këtij tmerri, bërtita e këtyre pleqve ishte aq e dhimbshme, saqë të shtinte në shtatë palë tokë. Çetnikët me uniformë partizane, vranë pastaj vëlla e motër (të rinj): Hana Qerimi dhe Habib Qerimi në oborr të shtëpisë së tyre.
Ata pushkatojnë edhe të tjerët dhe kështu krijojnë një imazh tragjik në këtë fshat rrëzë Çiçavicës. Digjen edhe bagëtitë, qentë e lidhur nëpër oborr, drithi në hambarë dhe çdo gjë tjetër. Kozhica, e tëra mbetet nën gërmadha. Nga shtëpitë e djegura dilte vetëm tym. Ata që shpëtojnë, marrin botën në sy për të gjetur strehim në atë dimër të madh. Pasi bëjnë Kozhicën rrafsh me tokë, dy brigada hyjnë Krasmirofc dhe fillojnë të bastisin nëpër shtëpi: aty pushkatohen Osman Shabani dhe Abdyl Ymeri.
Në foto: Pjesë e ushtrisë serbe- Brigada e 26
Në Krasmirofc u dogjën shtëpitë e
Selim Sadrisë
Ahmet Avdisë
Rrustem Ymerit
Tahir Ademit
Osman Behramit
Miftar Salihut
Bajram Salihut
Feriz Nezirit
Tafil Nezirit dhe
Ali Nezirit.
Ndërkohë që zhvillohej lufta në Drenicën Perëndimore, shumë familje ishin strehuar në fshatrat rrëzë Çiçavicës. Secila shtëpi kishte marrë nga një familje refugjatësh. Familja e Mehmet Gradicës, të tri gratë e tij ishin vendosur në shtëpinë e Mulla Jonuzit të Krasmirofcit. I vetmi fëmijë (njëvjeçar) i Mehmet Gradicës, vdes në shtëpinë e Jonuzit dhe varroset në këtë fshat.
Në ato ditë të vështira mbretëronte një solidaritet i madh, kështu që shtëpia që nuk kishte bukë, ndihmohej nga shtëpia që kishte, madje ndihmë me bukë e me tesha pati edhe prej katundeve përreth.
Brigada e katërt dhe e pestë e Kosovës e Metohisë vazhduan terrorin edhe në disa fshatra të Drenicës Perëndimore, duke lënë shumë të vrarë nëpër shtëpi e oborre. Në Qirez pas bastisjes nëpër familje, nxjerrin dhe pushkatojnë burra e djem të pafajshëm.
Këtu u pushkatuan:
1.Mustafë Haliti
2.Liman Mustafa
3.Tush Mustafa
4.Latif Dani
5.Hetem Hasani
6.Ramë Brahimi
Pasi bënë këtë terror, ata plaçkitën bagëtitë, miellin, drithin nëpër hambarë, misrin e teshat e gjithçka tjetër. Fshatarët, tani mbesin pa bukë dhe pa shtrojë e mbulojë. Për të kaluar natën atij dimri të gjatë e të ftohtë, ndizeshin stufat pandërprerë – natën e ditën. Njerëzit flinin veshur. Ishte krijuar pasiguri e madhe dhe kishte frikë se mund të vinte edhe ndonjë brigadë tjetër e t’i pushkatonte ata që kishin mbetur.

35. KATËR VËLLEZËR NË PUSHKATIM

Ishte e kobshme dita kur erdhën "partizanët" në katundin tonë. Më kujtohet, ka qenë shkurti i vitit 1945. Atëherë isha fëmijë fare i vogël, por rreth ngjarjeve të asaj kohe dija bukur shumë, sepse dëgjoja në odë prej të rriturve. Dija edhe për vrasjet që ishin bërë ndër fshatrat e tyre, të Drenicës. Ata hynë nëpër shtëpi, filluan të bastisin dhe të torturonin të rriturit, thotë Ahmet Salihu i Baksit.
Në një shtëpi të Baksit ishin katër vëllezër. Kur hynë partizanët, i nxorën jashtë që të katër dhe i pushkatuan. Këta ishin:
1. Sherif Shaqiri
2. Behram Shaqiri
3. Jonuz Shaqiri
4. Latif Shaqiri
Në fshat, pas kësaj tragjedie askush nuk mund t’i ndalte lotët. Qanin të gjithë, praktikisht u shua një familje e tërë. U varrosën të katër vëllezërit, por dhembja mbeti për një kohë të gjatë. Në Baks pushkatojnë edhe Osman Shabanin dhe Abdyl Ymerin. Këtë të fundit e kishin marrë nga shtëpia, gjoja për ta përcjellë brigadën në drejtim të Çiçavicës dhe kur ua tregoi rrugën, e vranë ndanë rrugës. Në Baks kallin shtëpitë e Hasan Xhemajlit, të Deli Muslit, Nebih Salihut, Mehmet Veselit dhe të Hajdin Shaqirit.
Në Kullën e Mulla Jonuzit të Krasmirovcit- siç thotë Ismail Mehmeti, ishin vendosur 30 njerëz të plagosur të forcave të Shaban Polluzhës, të cilët shëroheshin nga fshatarët e këtij lokaliteti. Për shërimin e tyre ishin angazhuar shumë veta, jo vetëm të Krasmirofcit, por edhe të rretheve të tjera. Për shërim përdoreshin barna popullore, ndërsa plagët ua lidhnin me çarçafë jorgani. Sapo shëroheshin të plagosurit iu bashkoheshin shokëve të vet në front, ata me plagë të rënda vazhdonin mjekimin.
Një ditë para se të vinte brigada e katërta dhe e pesta e Kosovë e Metohisë dhe pasi forcat shqiptare kishin kaluar rajonin e Gradicës, të plagosurit u bartën në shtëpi të Dervishollëve- u kujtohet dëshmitarëve të këtyre ngjarjeve.

36. VDEKJA E BAJRAKTARIT TË LLAUSHËS

Miftar Bajraktari i njohur në Drenicë dhe me gjerë për pajtimin e gjaqeve e për zgjidhjen e shumë konflikteve ndër banorët e kësaj treve, inkuadrohen në brigadën e Shaban Polluzhës dhe ishte njëri ndër krerët kyç për marrjen e vendimeve. Në protestën e Podujevës thotë:
"Nuk bën të shkojmë në frontin e Sremit e t’i lëmë eshtrat nëpër Serbi, e në anën tjetër të tjerët të bëjnë terror mbi gratë e fëmijët tanë". Ishte kategorik në mbrojtjen e shqiptarëve dhe të Kosovës, pa marrë parasysh viktimat që mund të shkaktoheshin.
Në foto: Miftar Bajraktari, njeri me autoritet në Drenicë
Miftar Bajraktari ishte burrë i gjatë dhe i zeshkët. Kishte mustaqe të zeza dhe shquhej për oratori e mençuri. Gëzonte respekt të thellë në Drenicë. E respektonte edhe Shaban Polluzha dhe atëherë e kontaktonte për çdo vendim që do të merrej.
Gjatë depërtimit të brigadës së Shaban Polluzës në rajonin e Drenicës Perëndimore (në Prellofc) sëmuret dhe sillet në kullën e Mulla Jonuzit në Krasmirofc. Po atë ditë vdes nga zemra. Ishte fillimi i shkurtit të vitit 1945. Tash Shaban Polluzha mbete pothuaj pa njeriun e parë. Siç tregon Ismail Mehmeti, Shaban Polluzha e qau melot këtë burrë të Drenicës.
-Më kujtohen fjalët e fundit të Miftar Bajraktarit- thotë Ismail Mehmeti kur, me gjithë dhembjen e madhe që kishte nëe zemër, pati theksuar:"Unë po vdes, por me zhig po shkoj që nuk po e di se çka po bëhet me këtë popull"?

37. PUSHKATOHET PSE S’IA ZBATH KËPUCËT!

Sa tronditëse vrasjet e fshatarëve të Drenicës nga partizano-çetnikët, flet edhe një tragjedi në Prellofc. Një xhandar i ish-Jugosllavisë me patrullën e tij vjen nëe këtë fshat dhe sillet si kapadai, duke urdhëruar Riza Ahmetin që t’ia zbathte këpucët. Por Riza i tha:"Këpucët s’ja kam dathë babës tem e jo më zy". Xhandari shkoi i revoltuar dhe më nuk u duk në atë terren.
I njëjti xhandar më vonë inkuadrohet në brigadat partizane dhe, kur vijnë ata në Prellofc, shkoi në shtëpinë e Rizës që e kishte mbajtur mend mirë. I afrohet te dera. Në atë çast Riza kishte qenë duke ngrënë drekë. E le bukën dhe del. Aty shek "mikun" e tij të vjetër dhe menjëherë e lidhin dhe e pushkatojnë te lisat e Prellofcit- rrëfen nëe mënyrë tronditëse këtë ngjarje të çetnikëve në tesha partizane, Hajdin Mehmeti.

38. TE URA E PESTOVËS

Ura e Pestovës është e njohur për shumë ngjarje të së kaluarës sonë historike. Kjo urë, një kohë ishte i vetmi vendkalim për të kapërcyer lumin Sitnica, që lidhte rrafshin e Kosovës me Çiçavicën, pra me Drenicën. Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, me të kthyer nga Shala gjatë depërtimit në drejtim të Çiçavicës, hetojnë se ura ishte bllokuar nga forcat e ushtrisë jugosllave. Bëhet plani i depërtimit. Mehmet Gradica me një grup të armatosur mirë dhe me zbatimin e një strategjie tejet efektive, arrin të shpartallojnë ushtrinë jugosllave dhe me atë rast u shkaktojnë viktima të shumta. Gjatë depërtimit mbi urë, nga anët tjera ushtria shtie prej së largu në forcat e Shaban Polluzhës dhe vriten disa luftëtarë të tij.Kështi- tregon Hysen Lutani, në këtë vend plagoset edhe i biri i Shaban Polluzhës, Tafa, dhe vritet Riza Gllanasella. Pas këtij depërtimi, forcat e Shaban Polluzhës (nëpër Çiçavicë) dalin në Drenicë për të vazhduar rezistencën e mëtejme kundër ushtrisë jugosllave.

39. Ç’TRAGJEDI BËRI NJË BRIGADË SHQIPTARE

Nga fundi i vitit 1944 Brigada e Pestë e Shqiptarë vjen nëpër Drenicë dhe nëpër disa katunde bën mobilizimin e një numri të fshatarëve të kësaj ane. Kjo brigadë, duke kaluar nëpër Gllogofc, Likoshan e Glanasellë- kërkon Mehmet Gradicën, por atë nuk mund ta gjejë dhe gjatë udhëtimit në këto rajone, në malet e Gllanasellës, ndeshet me një grup, të cilit i printe Salih Tahiri. Ata të gjithë i marrin me vete, ndërkaq,- siç thotë Tahir Topilla, prijësin e këtij grupi prej dhjetë vetash, e ndalin në Gllanasellë dhe e torturojnë në mënyra tejet të vrazhda, duke ia nxjerrë thonjtë e këmbëve me darë e pastaj e pushkatojnë, kurse të tjerët i çojnë nëpër Qirez, ku marrin edhe dy fshatarë, për t’i dorëzuar në burgun e Mitrovicës.
-Isha në shtëpi,- tregon plaku i Qirezit, Shefqet Ismajli, kur më morën mua dhe disa fshatarë të tjerë të këtij katundi dhe na detyruan që me tel të kuq t’i lidhim ata që i kishin marrë në Gllanasellë dhe në Qirez. Dymbëdhjetë të lidhur tash i qesin përpara dhe nën komandën e një batalioni të kësaj brigade, i çojnë në Kozhicë, në kulla të Dan Durmishit. Për këtë ngjarje bëhet me dije komandanti i kësaj brigade, i cili gjendej në Polac. Kmandanti quhej Dan Kaloshi, ndërsa komisarë kanë qenëe Nela dhe Dula. Nga Polaci ky komandant vjen në Kozhicë dhe urdhëron që këta fatmjerë të dërgohen në burgun e Mitrovicës. Të përcjellë nga një brigadë, ata i çojnë në Oshlan, në shtpi të Hafiz Gjakës, ku pushojnë një copë herë, dhe pastaj i dërgojnë në burgun e Mitrovicës.
-Gjatë rrugës, si i rikujton Shefqet Mehmeti, ne që na kishin detyruar t’ i "grabitim", u thamë komisarëve politikë se këta nuk kanë bërë asgjë, por, për shkak të pasigurisë i kanë lëshuar shtëpitë dhe kanë dalë në mal. Me t’i dëgjuar këto fjalë, Dula dhe Nela na thanë të këqyrim punët tona, sepse, në të kundërtën, mund të na gjente ndonjë e ligë edhe ne. Më nuk guxuam t’ua përmendnim ata fatmjerë.
Pastaj,në vend që të na lëshonin ne që ishim në rolin e "grahësve",me shumë na mobilizuan në brigadën e tyre dhe na çuan për në Sanxhak. Atë natë kur dorëzohen këta fshatarë në burgun e Mitrivicës, u mor vesh, në bazë të raportit të brigadës së Shqipërisë, pushkatohen.
Emrat e të pushkatuarve:
Rifat Rexhepi-Gllanasellë
Sylë Zena-Gllanasellë
Nebih Halimi-Gllanasellë
Hajdin Bajrami-Gllanasellë
Jakup Musliu-Gllanasellë
Mustafë Musliu-Gllanasellë
Shaban Ibishi-Qirez.
U pushkatuan edhe dy të tjerë,por emrat e tyre nuk arritëm t’i indentifikojmë.
Si në tregimet arabe"Një mijë e një net"

Tahir Toplina me autorin
Fati në jetë nganjëherë u ngjan përrallave arabe në "Një mijë e një net". Tahiri përjeton të njëjtin fat sit ë tjerët deri në burgun e Mitrovicës. Atë natë dimri,si pat rrëfyer Tahiri,në derë të dhomës së burgut u paraqit një officer i OZN-së dhe filloi t’i thërrasë me emër të gjithë ata të tgrupit tonë,por,ngase në atë dhomë kishte edhe shumë të tjerë të burgosur, ky oficer kur thotë të dalë Tahiri,në vend se të dilja unë,doli një njeri tjetër,që e kishte emrin gjithashtu Tahir dhe pushkatohet bashkë me të tjerët. Kështu Tahir Rizahu shpëtoi dhe jetoi deri vonë.

40 JETA NUK ËSHTË LOJË, POR LUFTË

Gjatë depërtimit të brigadës së Shaban Polluzhës nga malet e Tërnafcit në drejtim të Çiçavicës, zhvillohet një luftë e rreptë me ushtrinë jugosllave,e cila që më parë kishte zënë pritë. Në këtë përleshje të fortë mbesin viktima nga të dy palët. Në këtë log Lah Ismailit i plagoset rëndë i vëllai dhe duke, mos pasur mundësi ta bartë,sepse zihej edhe ai nga ushtria jugosllave,ndalet për një çast dhe mendon se ç’duhet bërë: të lihej vëllai, do të zihej dhe do të masakrohej,ta bartte nuk ishte e mundur se zihej edhe vetë,atëherë vendosi t’i binte pushkë dhe të ikte,zgjidhja ma tragjike për Lahun në pamundësi të vepronte ndryshe.
Është kjo ngjarje e dhembshme, t’ia kthesh pushkën vëllait, por e tillë ishte situate, sepse jeta,megjithatë nuk është lojë, po luftë.
Lah Ismaili len trupin e ndekur të të vëllait dhe vazhdon luftën kundër ushtrisë jugosllave.
Jeta,shpeshherë është e zymtë,por ajo duhet të kuptohet si e tillë.
Në luftën e Drenicës, shpeshherë janë përleshur forcat shqiptare të Shaban Polluzhës me brigadat partizane, që ishin të përbëra nga shqiptarë ose që kishin të përzier shqiptarë e serbë.Janë shënuar disa raste të tilla të përleshjeve njanacionale (forcat e Shaban Polluzhës me batalionin e rinisë së Kosovës,kryesisht shqiptarë) dhe disa raste të tjera. Duhet përmendur se në çastin kur janë informuar se po fultonin në mes veti,shqiptarët me shqiptarë,është ndërprerë dueli,me përjashtim të brigadës së Malë Sadikut. Në fakt Malë Sadiku ishte njëri ndër komandantët më të tmerrshëm,i cili me tradhti vret disa njerëz të Shaban Polluzhës,porn ë duel me të i humbë të gjitha luftërat.
Në një rast,kur përleshen forcat e Shaban Polluzhës me ato partizane (në relacionin mali i Godancit- Çiçavicë),si pohojnë dëshmitarët,prej shpati në shpat dëgjoheshin zërat e dy vëllezërve,njëri në anën e Shaban Polluzhës e tjetri në anën e partizanëve,duke i thënë njëri-tjetrit:"O prite vëlla,prite plumbin tim".
Kështu,për një kohë u dëgjuan zërat e tyre. Ishte kjo skenë tmerruese,kur sheh vëllanë duke luftuar me vëllanë,tregojnë dëshmitarët. Siç theksojnë sot pjesëmarrësit e luftës së Drenicës,në rate të tilla, gjithherë jemi munduar t’u shmangemi dueleve vëllavrasëse. Dhe në të shumtën e herëve, ia kemi arritur qëllimit.
Madje edhe vetë Shaban Polluzha na thoshte që,ne raste të tilla,të mundoheshim për t’u shmangur gjakderdhjes. Përleshjet e brigadës së tij me ato partizane shqiptare i përjetonte shumë rëndë, dhe këtë e quante tragjedi kombëtare. Në një vend pat thënë:"Përse shqiptarët luftojnë në anën e atyre që na kanë vrarë përherë dhe janë munduar të na shfarosin pa marrë parasysh ku kemi qenë?Këtë nuk mund ta kuptoj!"

41. IKNI SE KA RA "TIFUSI"

Gjatë luftës së Drenicës 30 veta (shqiptarë)vijnë për t’u strehuar në Grabofin e Epërm. Ata i merr në konak Sheqë Mjekkiqi. Të nesërmen katundi rrethohet prej partizanëve dhe hynë për të bastisur shtëpi për shtëpi.Me të dëgjuar se ishin rrethuar,Sheqa,një plak i zgjuar,bën planin se si t’i shpëtojë mysafirët në kullën e tij,që kishin dezertuar prej ndonjë brigade,me gjasë,partizane. Heq çergën nga të shtruarit dhe nis ta nxjerrë sanën përjashtë. Sana e shtruar nën çergë kishte gjashtë muaj që nuk ishte shkundur dhe kishte zënë një pluhur tejet të rëndë. Mysafirët mbetën në pluhur në kullë,kurse plaku sanën e kishte grumbulluar para dere,ku ishte krijuar praktikisht një mjegull e dendur dhe nuk shihej gjë. Me të ardhur partizanët para kullës,e pyesin plakun se ç’ishte gjithë kjo erë e rëndë e gjithë ky pluhur. Mixha Sheqë u thotë atyre:"Ikni,se na ka ra tifusi!"Kur dëgjuan partizanët këto fjalë,për pesë minuta u larguan nga katundi. Pasi ikën ata,ai rregulloi odën dhe i ndali atë natë të tridhjetë dezertorët. Pra,në këtë mënyrë,ky plak mendjeprehtë I shpëtoi nga tragjedia mysafirët e tij.

42. PAJTIMI I SHABANIT ME MEHMETIN

Më herët ishin bërë përpjekje për pajtimin e Shaban Polluzhës me Mehmet Gradicën,por kjo u arrit në pjesën e parë të muajit shkurt të vitit 1954,me ndërmjetësimin e krerëve të Drenicës,Rexhep Gjelit,Mulla Ilaz Brojës dhe të disa krerëve të tjerë,-thotë Tahir Topilla i Gllanasellës, i cili njëherësh është edhe dhëndër i Shaban Polluzhës. Pajtimi bëhet në kulla të Isuf Gradicës. Si e kujtojnë këtë dëshmitarët,në këtë kohë Mehmet Gradica kishte me vete nja 30 veta.
Më pastaj, të bashkuar, Shabani dhe Mehmeti, nisen për në Shalë të Bajgorës, ku qëndrojnë një kohë të shkurtër për t’u kthyer prapë në Drenicë.

43 SHABAN POLLUZHA

Shaban Polluzha u lind më 1871 në fshatin Godanc të Drenicës. Rrjedh prej një famijeje të varfër, e cila mezi siguronte kafshatën e gojës. I ati i tij ishte shpërngulur përkohësisht nga Polluzha në Godanc, ngase kishte marrë më shumë sipërfaqe toke nga begu i atij rajoni. Familja e tij sërish kthehet në tokën e mëparshme në Polluzhë. Shabani qysh si fëmijë ishte kacafytur me problemet e luftës për ekzistencë. Në këtë kohë sheh format e vrazhda të eksploatimit të fshatarësisë në Drenicë nga sundimi turk,e më vonë edhe nga ai serb,bullgar e austrohungarez, dhe sërish nga ai serb. Si i ri, shpeshherë kishte rënë në konflikt me njerëzit e pushtetit. Duke provuar këmbënguljen e tij në mbrojtjen e interesave të fshatarësisë, rrethi i Polluzhës në kohën e pushtimit bullgar, e zgjedh përfaqësues të vetin (çaush). Polluzha aso kohe gjendej në vijën kufitare të pushtimit austro hungarez. Shaban Polluzha nuk bmante mbikëqyrjen vetëm në zonën pushtuese bullgare, por shpeshherë dilte edhe në anën austrohungareze për të parë se si jetonte populli në atë pjesë. Përderisa pushtuesit bullgarë bënin zullum të madh në pjesën e vet mbi fshatarë,në anën tjetër pushtuesi austrohungarez ishte më i matur dhe mundohej të përfitojë sa më shumë popullatën vendase, duke përfillur deridiku të drejtat kombëtare,dhe duke hapur shkolla në gjuhën shqipe.
Në një vizitë që i bën mikut të tij Ymer Dobra në Vërbofc, takohet me një ushtarak që quhej Jeft Bullgari, i cili asokohe plaçkiste pa mëshirë pasurinë e fshatarëve të Drenicës. Bie në konflikt me të dhe e rreh. Ai deshi ta vrasë, por nuk e lanë njerëzit, sepse i frikësoheshin hakmarrjes së regjimit bullgar. Menjëherë burgoset me gruan dhe me tre fëmijët në Prishtinë. Në burg rri tre muaj. Me të dalë nga burgu,Kosova pushtohet sërish nga Serbia. Shaban Polluzha ngre zërin edhe kundër këtij regjimi,i cili ishte shumë më perfidy se i pari.
Për rezistencë që i bën, ai burgoset në Serbicë dhe Mitrovicë. Në vitiet 1920 bie në kontakt me Azem Bejtën. Për disa çështje kishin pikëpamje të kundërta. Më në fund merren vesh për veprim të mëtejmë. Shaban Polluzha në këtë periudh ishte zgjedhur kryetar komune në Polac.
Lëvizja kaçake çlirimtare në këtë kohë kishte marrë për pjesëtim të gjera në tërë Drenicën,dhe përgjithësisht në Kosovë. Regjimi serb,duke qenë i brengosur për këtë, fillon të, marrë masa për shuarjen e kësaj lëvizjeje përparimtare. Përgatiten xhandarmëri dhe togje ndëshkuese ushtarake.
Në vitet 1920-1921, në Obri vjen komandanti me disa togje ushtarësh dhe thërret të gjithë kryetarët e komunave (Shaban Polluzhën, Isuf Gradicën, Sadik Zenelin. Sadik Lutanin dhe Rexhep Vojvodën), me qëllim që edhe këta të ndihmojnë në zhdukjen e kaçakëve. Mbledhja ishte caktuar në mëngjes, por Shabani me qëllim arrin atje rreth orës 12.Kur deshi të niset për këtë takim, gruaja e tij e parë Hanifja nga Zhilivoda, i thotë Shabanit:-Si po shkon atje ta rrethosh mikun tënd, Azem Bejtën?- Jo, iu përgjigj Shabani, ju gratë nuk dini.Unë nuk po shkoj ta rrethoj Azemi Bejtën, se ai gjendet në krye të Çiçavicës, e ata do t’i dërgoj në fund të Çiçavicës.
Kur arrin (me vonesë) në Obri, komandanti i togut nis t’i bërtasë, por Shaban Polluzha i thotë se deri tash nuk i është frikësuar askujt dhe nuk di t’i frikësohet as atij. Nëse ta mban, do të të rras "dizgin" me kaçak-i tha. Shaban Polluzha e dinte se në fund të Çiçavicës është Zenel Baica me luftëtarët e vet,e për t’ia arritur këtij famën, më parë e lajmëron Zenelin dhe i thotë komandantit të togës të ecte përpara për te kaçakët. E çon atë deri në Likoshan,duke i thënë se nëse i vritet qoftë edhe një fshatar rrugës a nëpër shtëpi, nuk do ta nxjerrësh kryet gjallë nga Drenica.Komandanti me togën e vet,kur arrijnë në Çiçacicë, Zenel Baica ia kërset pushkën dhe gjatë katër orëve, sa zgjati bejeta, i shkakton humbje të mëdha, duke i vrarë një munër të konsiderueshëm ushtarësh.

Shaban Polluyha (1871-1945)

E bija e Shaban Polluzhës, Fata,tregon sot se shtëpia e tyre ishte rrethuar disa herë nga xhandarmëria. Në një ratr, kur ishte i rrethuar, Shabani I kishte thënë nga kulla xhandarëve, të largoheshin sa nuk ishte vinë.
Në Luftën e Dytë Botërore, në kohën e pushtimin Italian, burgoset me gjithë familje në kullën e Sheremetit në Pejë në 1641. Merr pjesë në mbrojtjen e kufirit në Rozhajë, e pastaj me brigadën e tij në Jeni-Pazar për t’i mbrojtur muslimanët e asaj ane nga çetnikët, që në atë kohë bënin reprezalje të mëdha, duke i vrarë dhe duke u djegur tërë pasurinë. Atje qëndron një kohë përderisa i zmbrap forcat çetnike dhe me luftëtarët e vet kthehet në Drenicë. Nha fundi i Luftës së Dytë Botërore, angazhohet në anën partizane, por nuk u pajtua me vrasjet që i bënin brigadat serbe e malazeze dhe OZN-ja në Drenicë, prandaj nis luftën kundër tyre.

44. VIGANI I KOSOVËS

I qetë në bisedë dhe njëkohësisht stoic në jetë,gjithherë në ballë të detyrës dhe përherë në zemër të popullit (kombit),Shaban Polluzha,si thotë Ajet Haxhiu,mbetet vigan i kombit.Duke pasur tipare të një burri të madh,arrin autoritet dhe gëzon përkrahjen e masës së gjerë të Drenicës,dhe jo vetëm të saj.
Shaban Polluzha,ishte një burrë me shtat mesatar dhe sipas traditës mbante tirq të zinj me gjashtë fije gajtani,shokë të kuqe me vija të zeza,xhamadan të zi e këmishë të bardhë.Në sytë e tij shihej çilteria dhe qëndresa,në brez mbante armën,kurse në plis flamurin kombëtar;në mendje fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës.Në një rast,kur një bashkëluftëtar i tij gjatë darkës bëri naze se buka ishte e papjekur,i tha:"A din se jemi në luftë,e nuk jemi në shtëpi".Kishte moral të fortë dhe mund të thuhet nuk kishte edhe një shok si vetë.Të hysh në luftë në moshën 75-vjeçare,do të thotë të jesh specific,do të thotë të jesh stoic dhe ta kesh qëndresën metaforë të jetës.Ky, pra ishte Shaban Polluzha,i cili gjatë rrugës prej Obrisë për në Tërstenik,duke i parë fshatarët se vuanin për bukë dhe nga të ftohtët e madh,pat thënë:"Më shkoi populli poshtë ,dhe kjo po m’i shkurton këmbët".I patën shkuar lotët fytyrës. Ata nuk ishin vetëm lotët e tij, port ë gjithë kosovarëve, që aso kohe i ishin nënshtruar terrorit të egër serb e jugosllav.
Thoshte:"Jeta është luftë dhe si e tillë duhet të kuptohet". Te ura e Pestovës, kur i plagoset djali i tij, Tafa, i drejtohet me këto fjalë:"Gjaku në këmishë të bardhë,është si lulja kur gufon te dalë". Si komandant i respektonte të tjerët. Në Podujevë, Feriz Bojës i thotë:"Hajt, bre djalë, hajt, sa hije të paska pushka dhe dija!"

45. Ç’SIMBOL BARTTE SHABAN POLLUYHA

Tribuni i popullit,Shaban Polluzha,në të gjitha etapat e jetës së tij u angazhua për mirëqenien e popullit shqiptar,duke mos kursyer asgjë për të,madje as jetën,as familjen e as truallin dhe kullat.Ideali i tij për pavarësi kishte zënë vend në shtatin e tij qysh në moshën e re.Për këtë ideal,më vonë do të japë edhe jetën.
Gjatë rezistencës që i bëri ushtrisë jugosllave në Drenicë e në Shalë te Bajgorës,u dëshmua si prijës dhe tribun.Në këtë periudhë Shaban Polluzha bartte flamurin kombëtar.më të cilin mbështillte plisin e bardhë.Pra,në të njëjtën kohë flamurin dhe plisin-plisin mbështjellë me flamur!Në kujtimet e veta Tahit Topilla thotë se Shaban Polluzha,asnjëherë nuk doli pa flamur,sepse për të luftonte dhe për të ishte i lidhur gjatë tërë jetës.Me të u vra dhe për të dhe jetën!

46. N'FSHATIN E MEHMET GRADICËS

Fshati Gradicë është i njohur për rezistenc kundër regjimeve të hershme e te vonshme.Ky fshat i Drenicës nuk përfilli ligjet e pushtuesve, ngase ato i konsideroi gjithmonë sit ë huaja dhe me mënyra të ndryshme iu kundërvu, duke mos paguar as targa dhe as tatime që caktonin autoritetet e pushtetit.Në kohën e Serbisë,këtu u zhvillua shumë Lëvizja kaçake, e cila nëpër malet e Çiçavicës i bën rezistencë të pandërprerë xhandarmërisë dhe u shkakton atyre humbje të konsiderueshme. Po nga ky fshat del Lec Gradica, i njohur si rebelues, i cili nuk pranoi anjëherë regjimin serb dhe u betua se do të lutojë deri në fund,kundër tij. Dhe, kështu veproi derisa u vra tradhtisht.Populli i Drenicës e vlerësoi lart për kundërshtimin që i bëri këtij regjimi, dhe thuri këngë për trimërinë e tij,e njëherësh demaskoi "hafiet" që punonin në llogari të pushtuesit.
Nga kjo familje,më vonë,lindi edhe Mehmet Gradica dhe burra të tjerë,që vazhdojnë mospajtimet me politikën e pushtuesve serbë. Duke dëgjuar autoritetet shtetërore për rebelimin e tyre,rrallëkush ia mësyri Gradicës.Në fakr, kushdo që ka marrë atë rrugë, nëse ka mbetur gjallë,është kthyer tejet i zhgënjyer.
Gjatë Luftës së Drenicës,në afërsi të këtij fshati,forcat shqiptare me Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën ne kye i detyrojnë partizanët të tërhiqen nga Çiçavica,duke u shkaktuar humje.Në këtë përleshje dhanë kontribut të shumëfishtë edhe banorët e këtij fshati.
Kur një brigadë partizane kishte hetuar se nuk ishte atypari Mehmet Gradica dhe meshkujt e tjerë (kishin shkuar me Shaban Polluzhën), si përngut vret dhe masakron disa fshatarë dhe kallin shtëpi për t’u larguar shpejt e shpejt nga ky rajon.
Në Gradicë pushkatohen:
Milazim Ukaj
Rexhep Muhaxheri
Lah Dervishi.
Kallën shtëpitë e Maliqit dhe Bahtirit.Ndërkaq, në front, gjatë Luftës së Drenicës vriten:
Lah Dibrani
Murtez Ademi
Sylë Ramadani
Lamë Aliu
Vesel Lahu dhe
Muharrem Jetullahu.

47. NË DËRVAR KRISI BATARJA

Një grup prej shtatë vetash (të OZN-së së Vuçitërrnës) nisen me detyrë të caktuar për në Dërvar që të bastisin shtëpinë e Hysen Bojkut.Ata hyjnë Brenda dhe gjatë disa orësh maltretojnë të gjithë anëtarët e familjes ,duke i lidhur e duke bërë dhunë shtazarake ndaj tyre.Për këtë terror që bëhet,ndërkohë,informohet i tërë fshati.Një numër i madh njerëzish dalin për të protestuar kundër këtij akti vandalist.Mirëpo,shtatëshi i OZN-s,tani do t’i qërojnë e hesapet edhe me ta.Në të vërtetë,fillon përleshja e rreptë,me ç’rast Brenda një kohe të shkurtër,mbesin të vrarë të shtatë njerëzit e OZN-s.
Pas kësaj ngjarjeje,këshilltarët e fshatit shkojnë në Vuçitërrnë në mëryrë që të informojnë se çka kishte ndodhur në Dërvar.Mirëpo,këta hetojnë se po përgatitej një e keqe për fshatin e tyre dhe menjëherë ikin e kthehen prej nga kishin ardhur.Lajmërojnë të gjitha familjet se duheshin larguer sa më parë nga fshati,se në të kundërtën do ta pësojnë rëndë.
-Të gjithë u përgatitem të ikim në drejtim të Çiçavicës,-thotë Hasan Salihu,por shumë shpëjt arritën një brigadë e Shqipërisë,si duket ishte brigade e pestë,dhe një brigadë serbe së bashku me atë të mbrojtjes popullore (KNOJ) dhe rrethuan Dërvarin, Mihaliqin, Shallcin, Reznikun e fshatra të tjera rrëzë Çiçavicës. Njerëzit e këtyre pesë katundeve merren nga këto brigade (me përjashtim të disa fshatarëve që kishin ikur më herët në Çiçavicë) dhe sillen te shtëpija e Hysen Bojkut në Dërvar. Aty ishin rreth 200 veta që ruheshin nga të gjitha anët prej ushtarëve.Në atë vend vjen edhe ali Shukrija,i cili asokohe gjendej me funksion në Vuçitërrnë.Aty vijnë edhe shumë të tjerë.Na komanduan të uleshim. Në momentin kur u ulëm,-rrëfejnë dëshmitarët e kësaj ngjarjeje, gjithnjë nën tytat e pushkëve,afrohet Ali Shukrija dhe thotë se të gjithë ata që janë të Dërvarit, të çohen në këmbë. U ngritëm 21 veta.
Yenel Salihu, njëri nga 21 viktimat e Dërvarit
Meqë ishte tollovi e madhe, tre veta nga Dërvari nuk u çohen (kishin hetuar se çka do të ngjajë). Këta ishin Ialam Hyseni, Ahmet Hajdari dhe Hazir Haziri. Të tjerët lirohen,ndërkaq 21 fshatarë të Dërvarit dërgohen në Vuçitërrnë. Dy ditë i mbajnë aty dhe pastaj i kthejnë përsëri në Dërvar,ku i pushkatojnë të 21-tit.
Komandanti i Brigadës së V-të shqiptare (i dyti nga e djathta)
Pas pushkatimit të këtyre fshatarëve, fillon terrori nëpër shtëpia, ku tani kishin mbetur vetëm nga e fëmijë, ngase një pjesë e meshkujve pat arritur të ikë në malin e Çiçavicës. Fillon terrori. Kallen me themel shtëpitë dhe tërë pasuria e Zenel Salihut, Behram Salihut, Bislim Hajrës, Hysen Bojkut dhe Kamber Hajdinit. Në këtë masakër morën pjesë të gjitha brigadat që kishin rrethuar pesë copë katunde dy ditë më parë.
Hasan Salihu tregon se si me një vëlla kishin arritur të ikë para se të qitej rrethi famëkeq,por vëllai tjetër Asllani u vra sit ë gjithë të tjerët.Pjesa më e madhe e fshatarëve pat ikur se në të kundërtën do të shkaktohej tragjedi e rëndë.
Kufomat mbetën ditë të tëra mbi dhe,përderisa u khtyen të tjerët që kishin ikur.Shumë kufoma i kishin shkatërruar qentë-thotë Hasani.
Në këtë tragjedi masive u vranë:
Asllan Salihu
Zenel Salihu
Musli Salihu
Nebi Salihu
Besim Hajra
Hajrë Hajra
Riza Hajra-15 vjeçar
Hetem Murtezi
Hazir Ibishi-13 vjeçar
Ali Tahiri-80 vjeçar
Beqir Tahiri
Hasan Tahiri-80vjeçar
Azem Tahiri
Kadri Ymeri
Zymber Ymeri
Shaban Ymeri
Selman Zeqiri
Zeqir Zeqiri
Man Selani
Mersel Abazi
Veli Abazi.

Përqafim tragjik

Më kujtohet si sot,si atë ditë,kur erdhën në oborrin e shtëpisë sonë një brigadë e OZN-s nga Vuçitërrna,e përbërë kryesisht nga sërbët dhe një brigadë e Shqipërisë dhe ua futën zjarrin shtëpisë,ahreve dhe plemes.Nuk kasha më shumë se 11 vjet.Në shtëpi mbetëm vetëm me motrën,e cila kishte dy vjet më shumë se unë.Të tjerët,pas vrasjes se babit një ditë me parë,kishin ikur në drejtim të Çiçavicës.Babai im I ndjerë para pak kohësh kishte blerë një qerre të "hekurit",që qëndronte në afërsi të plemes,të cilën e shtynë të kallej edhe ajo.Me motrën,-tregon Islam Salihu,i dolëm qerres përpara për ta ndal që të mos hynte në flakën që kishte kapur plemen.Mirëpo ,dy veta të brigadës së OZN-s,sërbë të rajonit të Vuçitërrnës,na shtynë që të dy ne në flakën e madhe të plemes.Për fatin tonë të mirë,aty qëllon Brahim Dushi,partisan i brigadës së Shqipërisë nga Shkodra,dhe na nxori.Kur na shpëtoi nga rreziku,-thotë Islami,më shtëngoi me tërë forcën dhe filloi të qajë.Ata pastaj shkuan,e unë me motrën mbetën fillikat,duke shikuar çdo gjë tonën si e gëlltiste flaka.Nata ishte afër.Filloi të bjerë edhe borë…

Tragjedia e dytë

Dy muaj më vonë në Dërvar,diku rreth 25 janarit të 1945-ës,kalon një brigadë,me gjasë ishte brigade e 27 serbe,e cila banorëve të këtij lokaliteti u shkakton tragjedinë e dytë.
Të frikësuar nga llahtaria e mëhersshme,burra,gra e fëmijë të këtij katundi,mbyllen nëpër shtëpi,sepse nuk kishin kurrfarë mundësie të ikjes.Brigada e kobshme rrethon një lagje dhe vret-Behram Hazirin,Sejdi Hazirin dhe Ferat Nevolanin.
Behram Haziri,plak i verbër në të dy sytë,nxirret nga shtëpia dhe qitet në obor,njëri prej ushtarëve i bërtet të ecte përpara drejt të tjerëve,por si i verbër që ishte,hasi në një gardh të oborrit.Një grua u tregon se plaku është i verbër dhe nuk mund të ecë.Ushtaraku i përgjigjet:"Tash do të ecë dhe do t’i shërohen sytë!".Pushkatohet mu te gardhi, ku ishte ndalur.

48. NATA E FUDIT NË BEZHENIQ

Bezheniqi do të jetë fshtati i fundi që do t’i bëjë konak heroit tonë kombëtar, Shaban Polluzhës. Ishte shkurti i vitit 1945. Bënte ftohtë dhe binte borë. Lufta kishte marrë shumë viktima të pafajshme. Këtë terror e ksihin bërë shumë brigada partizane. Qëllimi i tyre ishte shfarosja e shqiptarëve. Veprohej sipas elaborateve të përpunuara mirë e mirë. Drica ishte lodhur nga varrimi i viktimave. Shaban Polluzha ishte munduar me tërë qenien e tij për të ndaluar gjakëderdhjen e shqiptarëve, por ushtria jugosllave këtë e kërkonte me çdo kusht. Më 15 shkurt, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica shkojnë në kulla të Fekë Zenunit.
-Më kujtohet kur në të errur erdhën diku rreth 70 veta, me Shabanin dhe Mehmetin në krye. Me ta ishin edhe Rexhep Gjeli, Hazir Gjaka, Isuf Gilani, Muharrem Smakiqi e disa të tjerë, kujton ardhjen e Shaban Polluzhës Hysen Beqiri në kullat e tij. Natën e parë, Shaban Polluzha ishte pak a shumë i lodhur. Pasi hëngrën darkë, Hazir Gjaka me një grup tjetër doli në lagje që ishte karshi nesh në Bezheniq. Roje bënin një grup prej 10 vetash. Nganjëherë terrenin e kontrollonte Mehmet Gradica, i cili mbante tesha oficerësh.
Të nesermen tërë ditën ishte qetësi. Në Bezheniq kurrëfarë lëvizjesh. Në shtëpitë tona, - si thotë Hysen Zenuni ishin më se 70 anëtarë të familjes sonë dhe familjeve të fshatit. Kishin ardhur tek ne për shkak sigurie.
Erdhi edhe ajo mbrëmje. Shtruam darkë për të gjithë. Aty vijnë dy partizanë të brigadës së Malë Sadikut. Dhe, duke menduar se janë njerëzit e brigadës së tyre, hyjnë brenda. Në të hyrë thonë "Vdekje fashizmit!" dhe pritej përgjigja "Liri popullit!" Kur panë se askush nuk jep kurrfarë shenje, hetuan se kishin humbur orientimin. Mehmet Gradica menjëherë ngrihet në këmbë dhe kërkon një brisk për t’u prerë veshët. Shaban Polluzha ndërhyn, duke u thënë që t’i dorëzojnë armët dhe t’ia përcjellin të falat Malë Sadikut, se ne jemi në shtëpitë e Beqir Zenunit. Kur ata arrijnë në brigadë të vet, që ishte në Obri, tregojnë se çka u kishte ndodhur dhe komandantit Malë, ia përcjellin amanetin e Shaban Polluzhës. Pas një kohe, kjo brigadë rrethon fshatin Bezheniq.
Rreth orës 22 fillon përleshja në dy fronte. Në njërin front prej kulle, ku ishin Shabani dhe Mehmeti, kurse në frontin tjetër ku ishte Hazir Gjaka. Brigada e Malë Sadikut hyn si "sanduiç" në mes tyre. Nga kulla ku ishin Shabani dhe Mehmeti, qysh në fillim vriten 25 ushtarë të Malë Sadikut,- thotë Hysen Beqiri. Të gjithë këta mbesin të vrarë në oborr timin. Kur kthejnë të ikin, bien në frontin tjetër të Hazir Gjakës dhe kështu në livadhe të Bezheniqin mbesin të vrarë 60 të tjerë të brigadës së Malë Sadikut.
Ata që shpëtojnë,- tregon Hazir Demaku, vijnë në Obri po atë natë dhe tregonin se ni Mehmet Gradica me njerëzit tjerë të Shaban Polluzhës kishin shkatërruar brigadën e Malë Sadikut. Sipas rrëfimeve të atyre që shpëtuan, thuhat se ata kërkonin Malën që të paguante borgjet që i kishte ndaj Shaban Polluzhës dhe popullit të Drenicës. Por si të zihej Malë Sadiku, i cili kur e dinte se aty janë Mehmet Gradica e Hazir Gjaka, rrinte largë e më larg. Çante të tjerët në front.
Nga ana e Shaban Polluzhës plagosen Hasan Bajraktari i Llaushës dhe Sokol Durmishi i Rakinicës, të cilët zihen nga partizanët dhe pushkatohen të nesermen, në Bezheniq.

49. Si u vra Shaban Polluzha

Prej Bezheniqit shkojmë te Devoranët e Tërstenikut dhe vendosemi në tri kulla. Të nesermen në mëngjes, më 17. II. 1945, rrethohemi nga të gjitha anët prej shumë brigadave e divizioneve ushtarake që ato ditë ishin përqëndruar në Drenicë. Luftuan prej mëngjesit e deri në orën 15. Me qenë se ishim në kulla, sado që kishin forca të mëdha ushtarake, ata nuk mund të na ofroheshin. Diku rreth orës 16 kanë mbërritur topat, me të cilët fillojnë të na gjuajnë. Gjylet e topit, - thotë Ramadan Polluzha, rrëzuan një pjesë të kullës, ku isha unë. Kur erdhi mbrëmja shkova në kullën ku ishin babai dhe Mehmet Gradica. Shaban Polluzha plagoset nga trarët e kullës së rrëzuar, kuse Mehmet Gradicës i kishte rënë gjylja e topit në këmbë. Kur dolëm në rrugën kryesore në drejtim të Gllogofcit, atë e mori një plumb i kobshëm në gjoks dhe, pa hyrë në Gllobar, Shaban Polluzha vdes. Së bashku me Ali Ahmetin dhe Sejdi Mehollin vendosëm që kufomën e babait ta qojmë në pusin e thellë të lumit Drenica, në afërsi të tunelit të Poklekut. Aty thyem akullin dhe lëshuam kufomën. Atë natë pastaj shkova në Vuçak dhe ndenja tri ditë, mandej në Obri dhe në katunde të tjera të Drenicës. Diktohem nga shefi i atëhershëm i OZN-së Serbicës, Rasim Çerkezi dhe burgosem. Më qojnë në Prishtinë, ku edhe filluan torturat, Më thonë të tregoj për babain. Atëherë, rreth vrasjes së tij ishin përhapur variante të ndryshme, ngase nuk ishte gjetur kufoma e tij.
Nga dhuna që ushtronin mbi mua, tregova se e kisha lëshuar në lumin Drenica. Më morën dhe më quan te pusi. Me orë të tëra lëshuan grepat, por kot. Më thanë se gënjeja. Nuk është këtu. Njëri nga shumë veta të OZN-së që ishin aty, kishte dalë nha dyqind metra nën pus për të shëtitur dhe pa trupin e babait, të cilin lumi e kishte qitur në breg. Më thonë se a është ky Shaban Polluzha. U përgjigjem se po. Me një qerre e bartim deri në Gllogofc. Aty ekspozohet kufoma. Vijnë shumë njerëz të OZN-së. disa thoshin se ky nuk ishte babai im. Ndërkohë vjen Beqë Berani, i cili aso kohe mbante gradë oficeri. Pasi shikon trupin e babit , thotë se ky është vet Shaban Polluzha. Më dhanë lejen për varrim dhe po atë ditë e varrosëm në varrezat e Polluzhës.
Duhet theksuar se ditën e fundit, më 17 shkurt, në kullat e Hasan Sylës, ku ishin vendosur njerëzit e Shaban Polluzhës, nuk kishte më shumë se 60 veta. Në këtë përleshje luftëtarët e Shaban Polluzhës ishin në raport të pabarabartë, do të thotë 60 veta me 40 mijë të ushtrisë jugosllave. Këtu vritet edhe djali i Shabanit, Tafa, i cili më parë ishte plagosur gjatë depërtimit nga Shala e Bajgorës për në Drenicë. Si thotë Tahir Topilla, topin kundër nesh në kulla e drejtonte Kadri Klina.

50. Mehmet Gradica

Mehmet Gradica rrjedh prej një familjeje të njohur të Lëvizjes kaçake. Gjyshi i tij, Lec Gradica, në kohën e Azem Bejtës, i bëri rezistencë të madhe regjimit serb dhe u vra trimërisht që i bën një hyzmeqar i pushtetit. Mehemet Gradica shkollën fillore e kreu ne Dobroshefc, jo fort larg vendlindjes. Para Luftës së Dytë Botëror, disa vjet i kaloi ne Shqipëri. Në Tiranë kreu edhe disa vjet të shkollimit dhe prej andej kthehet në Drenicë.Në këtë kohë, pikërisht më 1941 i kundërvihet depertimit të lëvizjes çetnike në Kosovë. U shqua sidomos kur erdhi një tren përplot çetnik në Prelluzhë me qëllim që të bëj terror në fshatrat rrëzë Çiçavicës ( Bivelak, Strofc, Beçuk, Zhilivodë, Sibofc, Mihaliq, Dërvar, Shipitullë dhe Grabofc ), por në saje të organizimit të këtyre fshatarëve dhe pas një lufte të rreptë kjo ekspeditë çetnike pëson katastrofë dhe, po atë ditë, dërgohet dhe treni i dyt, mirëpo, kur arrijnë në fshatin Pestovë, Mehmet Gradica me fshatarë të kësaj ane dhe të Drenicës, që u kishin ardhur në ndihmë, shpartallojnë edhe këtë taborr çetnikësh. Prej këtij momentiiu kundërvu të gjithë atyre që tentuan të bbëjnë maskara mbi popullsinë shqiptare.
Në kohën e pushtimit gjerman, Mehmet Gradica, pasi kishte marrë gradën e togerit, në Vuçitërnë, Srebicë dhe Mitrovicë, kryen detyrën e shefit të xhandarmërisë. Herën e dytë i përgjigjet ftesës dhe inkuadrohet në regjimentin e Xhafer Devës prej nga merr pjesë në rezistencën kundër depërtimit të komunizmit në Shqipëri. Me të kthyer nga Shqipëria, vendoset shef i xhandarmërisë në Sermicë dhe këtë detyrë qëndron deri në kapitullin e Gjermanisë.pastaj del nga ilegaliteti dhe formon një grup rezistencës kundër komunistëve. Më vonë në Gradicë pajtohet me Shaban Polluzhën dhe i bashkohet brigadës së tij.
Së bashku me Shaban Polluzhën udhëheqin luftën në Drenicë dhe Shalë të Bajgorës. Më 17.2.1945, pas një lufte t rreptë me forcat e përqendruara të ushtrisë jugosllave, plagoset në Tërstenik nga një gjyle topi dhe, pasi shpërthejnë rrethimin me Shaban Polluzhën në mbrëmje të asaj dite, vdes në afërsi të shkollës së Dobroshefcit, i përcjellë nga Isuf Gilani, Brahim Luta dhe Rxhep Gjeli. Me të ishte edhe Xhemë Zeqiri i Gllanasellës, i cili nuk i qe ndarë kurrë për të gjallë Mehmet Gradicës. Para vdekjes u kishte lënë amanet që kufomën ta shtinin në një vend ku s’do të mund t’i binte në gjurmë askush. varroset me sekretin më të madh në vreshtin e Brahim Lutës në Gllanasellë.
Pas gjashtë javësh zihet Isuf Gilani ( nga OZN-a),i cili si komandant i batalionit të rinisë së Kosovës, duke parë masakrat që bënin partizano-çetnikët, likuidon Shtabin në Prekaz dhe i bashkohet me disa anëtarë brigadës së Shaban Polluzhës. Ata e sollën të lidhur në Gllanasellë për të treguar se ku ishe varrosur Mehmet Gradica. Mirëpo, sado që kishte marrë pjesë në varrimin e trupit të Mehemet Gradicës, nuk i kujtohej ku e kishin shtënë në dhe, ngase varri me kohë ishte rregulluar që të ishte rrafsh me tokë. Isuf Gilanin e kthejnë sërish në burg dhe kur zihet edhe Brehim Luta i sjellin të dy në Gllanasellë.Brahim Luta, nga torturat që u bënë të dyve, detyrohet të tregojë se në ç’vend ishte varrosur Mehmet Gradica. Pasi që nxirret dhe konstatohet se ishte ai vetë, u jepet leja dhe pastaj nga të afërmit kufoma varroset në vendlindjen e tij në Gradicë.
Ndërkaq Isuf Gilani dhe Brahim Luta likuidohen.

51.PRANVERA E PËRGJAKSHME

Pas përfundimit të luftës në Drenicë në tërë territorin e Kosovës fillon një valë e re reprezaljesh, vrasjesh e burgosjesh të shqiptarëve.OZN-ja famëkeqe bastis, pothuaj, të gjitha fshatrat, duke terrorizuar njerëzit e moshave të ndryshme.
Në këtë vit të përgjakshëm u pushkatuan mijëra veta. Mbi 30 mijë u vendosën në burgje e kampe. Po kaq shqiptarë nga represioni marrin botën në sy (shkuan në Turqi), mbi 6 mijë të tjerë vriten gjatë luftës jashtë Kosovës. Të gjitha këto bëhen me qëllim që Serbia të bëjë edhe aneksimin e Kosovës (në Kuvendin e Prizrenit më 1945).
Në emër gjoja të një mobilizii, në Tivar vriten mbi 4 mijë shqiptarë. Në anën tjetër, në Kosovë ndërmerren aksione ndëshkuese për vrasjen edhe të shumë të tjerëve, që në një mënyrë a në një tjetër, nuk u pajtuan me politikën serbosvallivste. Të gjithë këta njerëz qenë të shtrënguar t’u kapeshin maleve. Format e dhunës për familjet e tyre, dhe jo vetëm të tyre, ishin tmerruese.
Në dirin e viteve 1945 e 1946, në fshatrat Grabofc, Shipitullë, Sibofc, Zhilivodë, Bivelak, Strofc dhe Bequk, mirren me zor gra e burra mbi moshën 15-vjeçare dhe para tytave të pushkëve dhe mitralozëve qiten përpara në Çiçavicë për t’i zënë (të gjallë)të gjithë ata që nuk u pajtuan me regjimin. Gjatë qëndrimit dy javësh në borë e acar të madh, duke lypur "kundërrevolucionarët", në çdo kaçubë e çufërrajë, një pjesë e madhe e këtyre, sidomos e grave, marrin përfitimin, kurse një pjesë tjetër vdesin. Babai i autorit të këtij shkrimi, nga përfitimi që kishte marrë, dergjet në shtrat plot gjashtë muaj, ndërsa një nuse e familjes, që gjithashtu kishte marrë këtë dergj, vdes.
Në emër të gjoja ligjit të "popullit", nxjerrën njerëzit nga burgjet dhe pushkatohen. Familjeve të tyre u merret pasuria dhe izolohen. Fëmijët të afërmit dhe farefisi, mbesin nën kontrollin rigoroz të UDB-së, dhe ndiqen prej shkollave e punës.

52. SIKUR TA DIJA VARRIN E BABAIT

Në fillim të vitit 1945 nëpër të gjitha qendrat e Kosovës dhe në disa fshatra, kryesisht të banuara me serbë, formohen qendre të forta të OZN-së dhe shtabe ushtarake, të cilat veprojnë me të njëjtin qëllim, shfarosjen e shqiptarëve. Madje për shfarosjen e tyre nuk kërkohej as shkas, as motiv. Mjaftonte vetëm emri.
Në rajonin e komunës së Vuçitërrnës, në Gojbulë dhe Sllokofc (fshatrat e banuara vetëm me serbë) themelohen kampet më të përgjakshme që ka shënuar ndonjëherë historia e këtyre rajoneve. Është vështirë të dihet se sa njerëz u zhdukën aty, por si deklarojnë fshatarët e kësaj treve, fjala është për më se 400 veta, pa varre e gjurmë. Një fshatar i Gumnishtës thotë:" Sikur ta dija varrin e babës!".

Lista e fshatarëve të vrarë e të zhdukur gjatë dimrit e pranverës të vitit 1945:
Halil Mehmeti (Gumnishtë) 17-vjeçar
Shaban Mehmeti (Gumnishtë) 30-vjeçar
Shaqir Ismaili (Gumnishtë ) 30-vjeçar
Ismail Ismaili ( Gumnishtë) 19-vjeçar
Nebi Ismaili (Gumnishtë) 20-vjeçar
Sali Ismaili (Gumnishët) 20-vjeçar
Sokol Ismaili (Gumnishtë) 30-vjeçar
Adem Zeka ( Gumnishtë ) 19-vjeçar
Ibish Zeka ( Gumnishtë)18- vjeçar
Të gjithë këta u vranë nëpër shtëpi, siç thotë Hamit Hyseni, nga një brigadë e Pirotit.
Në Gojbulë dhe Voçitërnë likuidohen:
Bejtush Ismaili (Gumnishtë) 18- vjeçar
Ajet Zeka (Gumnishtë) 21 vjeçar
Fehta Mehmeti (Gumnishtë) 35 vjeçar
Hamëz Mehmeti (Gumnishtë) 35 vjeçar
Maliq Mehmeti (Gumnishtë) 18 vjeçar
Rifat Mehmeti (Gumnishtë) 16 vjeçar
Ukë Hajdari (Skromë) 24 vjeçar
Mustafë Hyseni (Skromë) 23 vjeçar
Shahin Mehmet (Bozhlan) 35 vjeçar
Ajet Latifi (Bozhlan) 20 vjeçar
Hetem Latifi (Bozhlan) 36 vjeçar
Behram Alija (Tarllabuq) 20 vjeçar
Kadri Karaçi (Karaç) 34 vjeçar
Qamil Feka (Karaç) 20 vjeçar
Ilaz Feka (Karaç) 26 vjeçar
Beqir Parduzi (Vesekofc)17 vjeçar
Samil Parduzi (Vesekofc)26 vjeçar
Maliq Parduzi (Vesekofc) 23 vjeçar
Ramadan Parduzi (Vesekofc) 24 vjeçar
Sejdi Parduzi (Vesekofc) 26 vjeçar
Arif Parduzi (Vesekofv) 20 vjeçar
Shaqir Barja (Kirillovë) 24 vjeçar
Riza Barja (Kirillovë) 22 vjeçar
Ramë Mernica (Vesekofc) 27 vjeçar
Sylë Mernica (Vesekofc) 23 vjeçar
Ramadan Shabani (Bozhlan) ?
Ahmet Parduzi (Vesekofc)27 vjeçar


As bukë për shëpi, as babë për fëmijë

Rexhep Verbofci nga Vuçitërna, del në një mëngjes të hershëm për të blerë bukë në një furrë të qytetit. Posa afrohet te furrëtari, sheh se si njëzet veta të lidhur në tela i çonte OZN-ja në drejtim të panjohur, në mesin e tyre ishte edhe dhëndrri i tij Hamza. E pyet atë se ku po i çonin. Nuk di i qe përgjigjur ai. Menjëherë e lidhën edhe Rexhepin, të cilin e bashkuan me të tjerët dhe nuk u kthyen kurrë më, sikundër nuk u kthyen as të njëzet të tjerët. Fëmijët më kot pritnin bukën prej babit të tyre. Ata mbetën pa bukë dhe pa babanë.
Shumë grupe shqiptarësh, si ky, likuidoheshin pa lënë gjurmë as varr.


53. KATARZA E SLLAKOFCIT

Në dimrin dhe pranverën e vitit 1945, merren njerëzit dhe dërgohen ne drejtime të ndryshme: disa i çojnë të luftojnë jashtë Kosovës, disa të tjerë i likuidoninë e ca të tjerë i fusin nëpër burgje. Gjyqet ushtarake punojnë sipas reëetave të kolonëve e të rajasë. Gjyqe të tilla aso kohe funksiononin edhe nëpër fshatra. Njëri ndër gjyqet më të tmerrshme ushtarake ishte ai i Sllokofcit. Nuk ishte vendosur rasësisht aty. Sllakofci ishte i banuar vetëm me serb. Sipas dëshmitarëve të gjallë, në këtë kamp të përgjakshëm ushtarak janë likuiduar me dhjetëra banorë të komunës së Vuçitërnës e të Shalës së Bajgorës.
-Vëllanë tim Brahimin e çuan për në Tivar. Në këtë rrugë të gjatë e pa kthim i dërguan edhe shumë fshatarë të tjerë të katundit. I morën edhe disa barinj posa i prunë bagëtinë në drekë. Kurse një grup tjetër, ku isha edhe unë,-thotë Regjep Përquku, na nisën për në Mitrovicë, prej nga na inkuadruan në një brigaadë plotësuese.Aty na bie tifoja dhe na dërgojnë në spital. Në atë spital nuk kishta as kushte minimale të shërimit, nuk na jipnin as bukë mjaftë. Prandaj me disa shokë vendosëm të iknim, edhe pse aty kishte roje. Këtë e bëmë, por secili ikëm në drejtimin e vet. Në shtëpi qëndrova disa ditë. Askush nuk e dinte se jam aty.Pas pak kohësh më hetuan. Por nuk pranoja të dorëzohesha, sepse e dija që do të më çojnë në burg, apo në ndonjë brigadë tjetër dhe vështirë se do të kthehesha në shtëpi. Një ditë vjen një brigadë nga Sllakofci, që nuk është larg fhsatit tonë, Cecelisë, dhe rrethojnë shtëpinë time, - tregon Rexhep Përçuku. Atëherë m’u desht të dorëzohesha që të mos më ndodhte ndonjë tragjedi më e rëndë në familje. Me ta ishte, si më kujtohet, një Shaniu nga Prizreni, me siguri ishte i OZN-së. Shani më dërgoi në Sllakofc dhe gjatë rrugës u soll në mënyrë tejet korrekte. Më erdhi fort mirë.
Në Sllakofc, më çuan në një ahër të njëfarë Mitrit, ku kishin qenë edhe 25 veta të tjerë.Aty njihja vetëm Bajram Miftarin dhe Isuf Menxhiqin, njëri i Dumincës e tjetri i Llapit. Për Miftarin mora vesh se që pushkatuar deri sa qeshë aty.
Në një dhomë të shtabit ushtarak më mori në pyetje Selami Tetova nga Tetova. Më maltretoi në mënyrë shumë të vrazhdë. Urdhëroi të më çojnë aty ku më kishin marrë. Kur hyra në ahër, pashë se nuk ishin më ata njerëzit që i kisha lënë.Kishin sjellë të tjerë.Pë fatin e tyre nuk dija. Tash ishin nja 14. Pastaj më marrin sërish në pyetje.Tash më çojnë në shtëpi të Millomirit në Sllakofc, në një dhomë ku ishin katërmbëdhjetë veta. Aty, në atë dhomë, i kishin lidhur dy të Buricës së Llapit në mur me krye poshtë. Askush nuk mendonte që mund t’i shpëtojë një "pastrimi" të tillë. Më nxjerrin edhe prej kësaj dhome dhe më çojnë në shtab para të ashtuquajturit gjyq ushtarak. Aty në mënyrën e vet prej xhelati, Selami Tetova, që ishtenjëherëshe dhe komisar politik, më ra me një mjet,prandaj u alivanosa. Posa më erdhi vetëdija, më tha:" Ose do të pranosh se ke qenë me Shaban Polluzhën dhe se ke dezertuar nga brigadat në Mitrovicë e Vuçitërnë, ose do të mbys, pa shkuar më tej". Më qëlloi prapë edhe u alivanosa sërish,-e kujton këtë ngjarje të tmerrshme Regjep Përçuku, sikur të kishte ndodhur dje. Kur më erdhi shpirti në fyt, i thashë më paçin në qafë babai me familjen (që më detyruan të dorëzohesha), se unë e ti do të bisedonim ndryshe. atëherë më përcollën në shtabin e OZN-së, ku më shoshitën edhe për shumë qështje të tjera. Nuk e di as vetë se si shpëtova. e tërë kjo më duket si një ëndërr e trishtuar. Pas përfundimit të gjykimi më çuan në Prishtinë, ku ndenja disa ditë.
Selman Muli i ndjerë, atëherë bari delesh nga Kunoviku, duke i kullotur bagëtinë i kishte parë se si në një lug të thellë afër Sllakofcit, nga s’kuxonte të kalonte askush, po i mbulonin me dhe (tinëz) mbi 20 kufoma, njerëzit e OZN-së dhe të ushtrisë.
Siç tregonte Rexhep Përçuku, rrallëkush ka mundur t’i shpëtojë i gjallë Sllakofcit. Sipas dëshmitarëve të tjerë dhe banorëve të kësaj ane, në Sllakofc, janë likuiduar mbi 200 veta. Në të njëjtën mënyrë është vepruar edhe në fshatin Gojbulë.

PORTRETE

54. YMER BERISHA

Ymer Berisha lindi në Gjyrgjevik të madh. Kishte të kryer fakultetin. Si intelektual me kulturë të gjerë, Ymer Berisha do të bëjë përpjekje të vazhdueshme për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb. Në shpirtin e tij vlonte si vorbull dëshira për Kosovën e lirë, për bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve entikë dhe për krijimin e një shteti të fortë shqiptar në Ballkan.
Si intelektual do të dijë për masakrat e mëdha që ishin bërë nga Serbia në vitet 20. Ishte i informuar në hollësi për kolonizimin e Kosovës me serbë e malazez dhe për ndjekjet e shqiptarëve përtej trojeve të tyre. E kishte ideal Hasan Prishtinën dhe dinte shumë për përpjekjet që kishte bërë ai për çështjen shqiptare; adhuronte trimërinë e Azem Bejtës dhe të atdhetarëve të tjerë.
Si patriot, Ymer Berisha do otë angazhohet drejtpërdrejt në proceset e Kosovës, duke mbajtur kontakte me masën e gjerë shqiptare. Profesor i Gjurgjevikut, në vjeshtën e vitit 1944, do të vijë në Drenicë dhe do të bisedojë me Shaban Plluzhën, Sadik Zenelin, Jusuf Gradica, Rexhep Vajvodën dhe me shumë njerëz të tjerë autoritativ të kësaj ane e të Artakollit (Fejzullah Saraçin dhe Hakim Mjekiqin)për fatin e Kosovës. Ai, me ta do të shtrojë çështjen se si duhej organizuar rezistenca e popullatës shqiptare kundër serbo-çetnikëve. Çlirimin e Kosovës nga okupuesit, profesor Ymeri e shihte në organizimin e kryengritjes gjithëshqiptare. Me Shaban Polluzhën, si thonë dëshmitarët kishte biseduar rreth këtyre çështjeve në mënyrë të posaçme.
Në Drenicë (obri)më 28 nëntor 1944, do të mbahej një tubim me fshatarët e kësaj ane dhe aty do të thotë: "Nuk ka besë më me serbë, prandaj duhet të organizohemi dhe të luftojmë deri në bashkimin kombëtar". Si intelektual i njihte mirë rrethanat politike dhe qysh atëher kishte shprehur dyshimin rreth realizimit të vendimeve të Konferencës së Bunjanit. Duke i njohur mirë këto rrethana, Ymer Berisha do të bëjë përpjekje që shqiptarët në Drenicë, në Llapushë, e në disa pjesë të Dukagjinit t’i bind për t’iu kundërvënë politikës okupuese me të gjitha forcat, madje, së fundit edhe me kryengritjet. Kur fillon rezistenca në Drenicë, Ymer Berisha do të thoshte se suksesi i saj do të varet nga zgjerimi i saj në të gjitha anët e Kosovës. Në Drenicë do të sjell armë, dhe si deklaron Hajriz Demaku, në Obri, ishte prurë disa automatikë, me të cilët luftuam deri sa u shua rezistenca e Drenicës.
Pasi shuhet lufta e Drenicës dhe rezistenca e Adem Vocës në Shalë, ai do të dalë në ilegalitet në anën e Prizrenit, të Podrimjes e të Rahovecit, ku formon organizatën politike "Besa Kombëtare".
Ymer Berisha me Ukë Sadikun, Ndue Përlleshin dhe Sadik Lutanin do të luftojnë kundër okupatorëve bolshevikë, serbomëdhenj deri sa të vriten. Mjerisht, ky intelektual e patriot i madh shqiptar është mjaft i pastudiuar.

55. Hazir Gjaka

Hazir Gjaka, lindet në Oshlan të Vuçitërnës më 1887. Është njëra ndër figurat e ndritshme kombëtare të kësaj ane dhe më gjerë. Si i ri njihet me shumë patriot shqiptar dhe burra të odave dhe kuvendeve. Shtëpia e tij prej vitit 1918- 1926 do të jetë çerdhe e lëvizjes kaçake. Në odën e tij kthenin shpesh Azem Bejta e Dan Deroci dhe njerëz të lëvizjes.
Duke qenë shtëpi e madhe shpesh herë këtu kanë drekuar edhe njerëzit e pushtetit. Një herë ndodhi që në të njejtën ditë të vijnë për drekë Azem Bejta e Dan Deroci dhe komandirët e postës së xhandarmërisë së Barbaniqit dhe Balincit me të arrestuarit Vezir Sheremeti, mikun e Dan Derocit. Kur kthehet buka- Haziri kërkon që të arrestuarit t’i zgjidhen duart dhe të hajë bukë, në të kundërtën u thotë xhandarmëve do të përmbys sofrën me të gjitha gjërat ushqimore. Ata detyorehen të veprojnë sipas urdhërit të Hazir Gjakës. Kur hanë bukë e pyesin se ku janë Azem Bejta e Dan Deroci. Haziri u përgjijet: "Në të njejtën shtëpi, në dhomën tjetër. Në kullën tonë, sipas traditës mund të hyjë ai që thërret te dera, por nëse tentoni të bëni diçka brenda kësaj shtëpie dhe fshati, do t’u hudhë në ajër para se të mendoni se ekzistoni".
Më 1924, kur bëhet lufta e njohur e Galicës, Hazir Gjaka do t’i ndihmojë Azem Bejtës kundër ushtrisë jugosllave.
Si njeri i popullit, do të zgjidhet në islihatin e Vuçitërnës dhe do të luaj rol të rëndësishëm në mirëvajtjen e punës së këtij këshilli në pajtimin e familjeve dhe individëve. Aty do të bierë në konflikt me disa anëtarë të cilët ndonjëherë në islihat flisnin turqisht.
Më 1943, kur lëvizja çetnike tenton të depërtojë në Kosovë kah ana e fshatit Koshtovë të Mitrovicës Hazir Gjaka si vetë tima del në fshatrat Galicë, Lubovec, Akrashticë dhe Oshlan, ku tubon një numër vullnetarësh dhe stopon për 24 orë depërtimin e tyre përderisa vijnë vullnetarë tjerë prej Drenicë dhe Artakollit.
Hazir Gjaka po në këtë vit në krye të luftëtarëve të Vuçitërnës, do të marrë pjesë edhe në mbrojtjen e Sanxhakut nga çetnikët. Atje do të njihet më mirë me komandantin e gjithë shqiptarëve, Shaban Polluzhën, të cilin e kishte njohur edhe më parë, kur ai kishte ndejt një kohë në Oshlan, në shtëpinë e tij. Duke qenë luftëtar konsekuent për çlirimin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës, më 1945, Hazir Gjaka, me të mobilizuarit nga Artakolli do t’i bashkangjitet Shaban Polluzhës dhe do të jetë njëri ndër më besnikët e tij. Në bazë të kujtimeve që e njohtën këtë trim të Oshlanit, e sidomos të atyre që morën pjesë në luftën e Drenicës- flitet me admirim të madh, si strateg, trim, humanist dhe i pathyer në rrugën e tij.
Hazir Gjaka, do të jetë komandant i bataljonit të IV, të Shaban Polluzhës dhe ndër më stoikët në përleshjet me forcat e ushtrisë jugosllave. Është e njohur trimëria e tij në Kollë, me Ilaz Kollën. Rezistencë të fortë, Hazir Gjaka ushtrisë jugosllave i bën sidomos në zonën e lirë të Obrisë dhe Rezallës që e pat krijuar Shaban Polluzha. Është i njohur kushtrimi i tij në Obri në orën 3 të mëngjesit, zëri i të cilit, si rrëfejnë dëshmitarët, u dëgjua në katër fshatra të këtij rajoni. Në kushtrimin e dhënë Gjaka do të theksojë: "Ngrituni i madh e i vogël, burra të gjitha katundeve të luftojmë dhe t’i mbrojmë njerëzit tonë, familjet, gratë dhe fëmijët tonë nga brigadat e ushtrisë jugosllave, që në fakt në këtë pjesë të Kosovës po sillen si çetnikët, qëllimi i të cilëve është shfarosja. Mos u dorëzoni, ta ruajmë nderin dhe jetën!" Zëri i tij u dëgjua edhe në Plluzhinë. Këtij kushtrimi iu përgjigjën të gjithë dhe si zakonisht, i pari në front, Hazir Gjaka, ndihmuar nga trimi i Obrisë Muharrem Smakiqi, ndali depërtimin e ushtrisë jugosllave në këtë rajon. I respektuar nga Shaban Polluzha dhe njerëzit e tij, Hazir Gjaka do të hyjë në frontet kryesore në luftën e Drenicës dhe si përkujtojnë dëshmitarët, do t’i fitojë. I gjatë, i veshur në tirqi të zi e shokë të kuqe, Hazir Gjaka do të bajë rrethatore dhe armë të përsosura të kohës.
Përderisa Hazir Gjaka ishte në front të Luftës në Drenicë, një brigadë serbe informohet se kush ishte dhe nga ishte ai dhe vjen në Oshlan. Posa hyn në këtë fshat interesohet se a i ka djemt ai në shtëpi. Me të marrë vesh qëllimin e tyre, familja Gjakaj i largon bijtë Izetin dhe Haradinin. Të revoltuar se nuk mundën t’i gjejnë ata për t’i pushkatuar, brigada serbe, kall shtëpinë e Hazir Gjakës dhe ia merr 90 copë dele, lopët dhe bagëtitë tjera.
Prej se pat filluar Lufta e Drenicës, tregon djali i tij Izeti, babai vetëm një herë erdhi në shtëpi. Më kujtohet- ishte me nja dy tre shokë. Ndejti fare pak dhe më nuk u kthye. Kur do të përfundojë Lufta e Drenicës, Hazir Gjaka me shokë shpërthen rrethin nga ushtria jugosllave në Tërstenik, me ç’rast u patën vrarë prijësit Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica. Duke qenë njohës i mirë i terrenit do të dalë në Çiçavicë. Aty do t’u thotë shokëve të shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre se nuk mund të bëhet asgjë, se edhe Shqipëria na e ka kthyer shpinën. I këshillon ata të kenë kujdes dhe të ruhen përderisa të qetësohet situata. Ndërkaq, vet i armatosur dhe si gjithëherë stoik vazhdon rezistencën kundër ushtrisë dhe OZN-së jugosllave.
Një ditë marsi, të vitit 1945 hetohet duke kaluar nëpër fshatin Vinac i Epërm nga njerëz të OZN-ës. Në përleshje me ta vret tre kundërshtarë. Ndërkaq vet plagoset në krahun e djathtë. Pas shumë përpjekjeve kapet i gjallë se më nuk mund të përdorte armë me një dorë dhe maltretohet. E pyesin për emrat e luftëtarëve të tij, por ai nuk tregon asgjë. Vdes nga plagët dhe torturat në Vinac të Epërm.
Njerëzit rrëfejnë se kur u vra Shaban Polluzha, Hazir Gjaka zhgrehet i tëri në vaj. Shokëve u tha: "Vdiç njeriu që la pas vete një pjesë të historisë kombëtare." Qajti gjatë dhe nuk mundi të pajtohej me humbjen e tij. Dhe nuk shkoi as një muaj, ditë dhe ky do të vritet prej të njejtave forca. Kujtimi për Hazir Gjakën qe 45 vjet jeton në popull siç jetun dhe shumë patriotë të kësaj periudhe. Të tillë do të jetojnë përherë.

56. REXHEP GJELI

Duhet të përgatitemi në të gjitha aspektet për t’u bërë rezistencë çetnikëve që janë përqendruar në Rogoznë dhe presin rast të depërtojnë në Kosovë për t’u hakmarrë për ngjarjet e kaluara-kështu pat thënë Rexhep Gjeli, në Reznik në një tubim të njerëzve të Artakollit, me rastin e kalimit të brigadës së Shaban Polluzhës në këtë trevë.
U lind në Likoshan të Drenicës nga kishin dalë shumë burra të njohur për rezistencë kundër regjimeve shtypëse.Do të rritet në këtë pjesë të Drenicës dhe do të bjerë në kontakt me shumë njerëz në zë.Rexhep Gjeli kishte parandjenjë se regjimxhinjtë e rinj komunist nuk do t’i sjellin asgjë të re popullit shqipëtarë. Duke u nisur nga ky fakt, ai do të jetë kundër këtyre dhe do të inkuadrohet në rezistencë. Do t’i bashkohet Shaban Polluzhës dhe do të luftojë me të deri në fund. gjatë Luftës së Drenicës do të udhëheqë disa nga aksionet dhe do të fitojë autoritetet në mesin e bashkëluftëtarëve të vet. Në kohën kur në Serbicë burgoseshin njerëz të pafajshëm nga tërë Drenica, do të nxjerr djalin e tij nga një njësit partizan, që e kishin marrë në shtëpinë e tij në në Likoshan dhe e çonin në burgun e kësaj qendre për ta likuiduar. Djalin e nxjerr me dhunë, duke detyruar komanduesin e këtij njësiti t’i dorëzojnë armët. Duke mos pasur zgjedhje tjetër, partizanët largohen (gjithnjë) nën komandën e Rexhep Gjelit dhe kështu shpëton djalin e tij. Ditën kur vriten dy trimat e Drenicës- Shaban Polluzha e Mehmet Gradisa, këtë të fundit me Isuf Gilanin dhe Brahim Lutën do ta varrosin në një vend mshehtë në Gllanasellë, në mënyrë që të mos bjerë kufoma në duar e atyre që e ksihin vrarë.
Pasi varros Mehmet Gradicën do të dalë në Çiçavicë për të vazhduar rezistencën kundër komunistëve. Më vonë në një përleshje me njësitin e OZN-së mbi Krasmirovc (Çiçavicë) do t’i vritet djali që e kishte shpëtuar në Serbicë. Megjithëse e kishte shpërthyer rrethimin, me të hetuar se djali ka mbetur i vdekur do t’i kthehet përsëri në front dhe do të vritet gjatë përleshjes në të njejtin vend.

57. FERIZ BOJIQI (BOJA)

"Sa hije të paska fjala dhe pushka"
Feriz Boja, njëri nga komandantët e bataljoneve të Shaban Polluzhës, shquhet për trimërinë dhe përleshjet me ushtrinë jugosllave. Ishte tejet i vendosur në aksinet dhe gjithëherë nisej nga parimi se nuk ka kthim prapa. Duke qenë i tillë, në mesin e luftëtarëve gëzoi autoritete të mëdha, dhe përkrahje pa rezervë. Kishte dy karakteristika thelbësore. Trimërinë dhe shpejtësinë. Si tregojnë ata që e njihnin, Feriz Boja gjithëherë theksonte se pa bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një vend, nuk mund të ketë ardhmëri fatlume.
Kur brigada e Shaban Polluzhës protestonte në Podujevë për të mos shkuar në frontin i Sremit, Feriz Boja në këtë ndërkohë shkon para burgut të Podujevës e i liron të burgosurit politikë dhe pastaj kthehet prapë aty. Kur flet në tubim, Shaban Polluzha, i thotë: "Hajt, bre djalë, hajt, sa hije të paska fjala dhe pushka". Kështu e tipizoi Shaban Polluzha Feriz Bojën, këtë djalosh të Drenicës.

FOTO E FERIZ BOJËS

58. BAJRAM BAJRAKTARI

Bajram Bajraktari, një ndër komandantët e bataljoneve të Shaban Polluzhës (para se të fillojë Lufta e Drenicës), lën bataljonin në Likofc dhe së bashku me Osman Dobërdolanin, shkojnë në Serbicë për të kryer punë në komandën e vendit, mirëpo, kur hyn në zyrë, tash vetëm, sepse e kishte lënë shokun për ta pritur jasht, rrëmbehet dhe burgoset. Në janar të vitit 1945, kur likuidohen shumë të tjerë në Serbicë, likuidohet edhe ky, Bajram Bajraktari më 1943 i kishte prirë çetës së Gllogovcit në mbrojtjen e Sanxhakut nga çetnikët. Gjithashtu, ka marrë pjesë edhe në luftën e njohur të Koloshinit.

59. KORRIERI I SHABAN POLLUZHËS

Nuhi Gashi lindet në një fshat tëLlapit (Bradash) më 1926.Në vitin 1943 do të ndjekë mësimet në Liceun e Prishtinës. Aty do të njihet me Abdyl Xanin (masakrohet në burgun e Serbicës më 1945) dhe së bashku me të gjatë tërë shkollimit do të ndajë të mirën dhe të keqen. Ishin në kontakt të përhershëm me profesorin e mirënjohur Ymer Berisha. Në fillim të janarit të vitit 1945 këta dy nxënës do të shkojnë në Polac te familja e Abdylit. Aty mendonin ta merrnin makinën e shkrimit, të cilën e kishin lënë kohë më parë. Por, mjerisht ngjarjet zhvillohen ndryshe, Sapo hynë Brenda në shtëpiPaloci rrethohet nga një brigade partizane. Në familje, këtyre do t’u thonë të vishen shpejt e shpejt në tesha barinjësh dhe duke u grahur dhive të dalin në mal. Përderisa Nuhiu arrin që në rolin e bariut të dale jashtë fshatit, Abdylin e zënë në shtëpi dhe menjëherë e dërgojnë në burgun e Serbicës. Pasi ia gjejnë makinën e shkrimit e masakrojnë si gjithë të tjerët.

Ndërkaq Nuhiu, pas kësaj ngjarje inkuadrohet në brigadën e Shaban Polluzhës dhe gjatë tërë kohës do të kryejë punën e korrierit.
Për të dinte vetëm Shaban Pulluzha dhe sekretari i tij, Sali Xhinofci. Detyrën e korrierit ai e kreu me një zhdërvjelltësi të rrallë. Ishte I pranishëm në marrëveshjet që bëheshin në shtab. Ai, me gjeturinë e tij, disa here zbulon kundërshtarin dhe informon personalisht komandantin e brigadës, se në cilin vend ishin dhe në çfarë drejtimi lëvizte. Në një rast hetohet nga partizano- çetnikët në Polluzhë dhe arrin të shpëtojë në saje të gjeturisë së tij, por edhe të një fshatari të Polluzhës. Kur e pyesnin se prej nga ishte, ai përgjigjej se ka ky fshat dhe pastaj kur i thonë, cila është shtëpia juaj, ai tregon me gisht shtëpinë që ishte përpara. Për ta provuar se a ishte e tij I thonë ta thërriste babin. Ky u detyrua ta thërriste "babain" te dera, gjithherë në praninë e tyre, dhe I zoti I shtëpisë, duke hetuar për se ishte fjala, i bërtiti: "Ah kopil, kopili, pse je vonuar? Dhe çile derën!" Partizanët menduan se ishte vërtetë djali i tij. Pra, në këtë mënyrë shpëtoi Nuhiu, i cili atë ditë bartte një letër të rëndësishme për njërin nga komandantët e bataljonit që gjendej diku në rajonin e Drenicës Perëndimore.

60. MULLA ILJAZ BROJA

Mulla Iljaz Broja qe i njohur si hoxhë përparimtar në tërë Drnicën e më gjërë. Mbi të gjitha ishte humanitar dhe përherë në shërbim të popullit. Kur Drenica gjendej në rrezik- ky vazhdimisht ishte në aksion. Mulla Iljaz Broja ishte patriot dhe në ktë drejtim punoi deri në fund të jetës së tij. E njihte Ferat Dragën dhe përkrahte pa reserve idetë e tij ndaj çështjes shqiptare. Iu kundërvu me tërë qenien propagandas antishqiptare të shovinistëve serbë për shpërngulejn e shqiptarëve në Turqi. Ai shkoi prej fshati në fshat për t’u thënë fshatarëve se qëllimi i Serbisë ishte ta bënte Kosovën tokë serbe. Përsëriste këto fjalë: "Mos e lëshoni vendin t’jua zënë të tjerët!" Inkuadrohet në brigadën e Shaban Polluzhës dhe ishte në krahun e shtabit. Me të përfunduar lufta, do të dorëzohet. Nga fundi i gushtit të vitit 1945, komanda e qarkut të Mitrovicës, u dërgon thirrjedisa krerëve që ende kishin mbetur gja;;ë për t’u paraqitur menjëherë, gjoja për bisedë informative. Një letër të tillë e pat marrë edhe Mulla Iljaz Broja, i cili ishte dorëzuar para dy- tre muajve dhe vazhdonte punën si imam xhamie në fshatin e tij. Pas marrjes së kësaj thirrjeje Mulla Iljaz Broja nuk pati guxim, e as besim të paraqitet në Mitrovicë, por vendos që për here të dytë të dale në ilegalitet në mallet e Drenicës, për të vazhduar rezistencën kundër të ashtuquajturit pushtet popullor.

Tragjedi në Leçinë

Mulla Iljaz Broja së bashku me Ahmet Babaiqin vazhdojnë jetën nëpër male. Në shkurt të vitit 1946 nga të ftohtët e madh nuk ishte e mundur të përqëndohej përjashta dhe shkojnë për t’u strehuar te një nip i tyre në Leçinë. Aty hetohen nga OZN-ja dhe menjëherë rrethohen. Me të diktuar se janë rrethuar, tentojnë që të bëjnë rezistencë me armë, por meqenëse në atë shtëpi kishte përplot gra e fëmijë, pra për hir të tyre, dorëzohen me të vetmin kusht që i zoti i shtëpisë të mos maltretohej, të dënohej a pushkatohej. Ata pranojnë kushtin dhe të dytë i bien në dorë OZN-së, u mos vesh që t’i paraqiten gjyqit për të vendosur për fatin e tyre sipas ligjit. Mirëpo, kështu nuk ndodhi, sepse pabesët e pushkatuan menjëherë të zotin e shtëpisë dhe i dorëzuarit i çuan në Zllakuqan për t’i pushkatuar të nesërmen para agimit, më 10 shkurt 1946.

61. SADIK LUTANI- BASHKËLUFTËTAR I AZEM BEJTËS E I SHABAN POLLUZHËS

Sadik Lutani ishte i inkuadruar në Lëvizjen e njohur të kaçakëve të Drenicës. Në kohën e Azem Bejtës dha kontribut të madh në rezistencën që i bëhej regjimit shovinist serb. Sadit Lutani ngriti zërin e lirisë nëpër mallet e Drenicës. Në të gjitha luftimet, Sadik Lutani u tregua prijës i rryer, ushtarak dhe organizator i spikatur. Gjatë përleshjeve me xhandarmërinë serbe, nuk kurseu asnjëherë veten, gjithnjë ishte në ballë të luftës, atje ku e kërkonte nevoja.
Duke qenë patriot i madh, Sadik Lutani inkuadrohet në forcat shqiptare të Shaban Polluzhës dhe qe njëri prej anëtarëve kyç të presidencës.
Me të përfunduar lufta e Drenicës, Sadik Lutani me shokë del në male për të vazhduar rezistencën.
Në vjeshtën e vitit 1945, në afërsi të fshatit Siçevë, në një luginë të ashtuquajtur Qeli, Sadik Lutani me shokë zhvillon një luftë të rrept me forcat e ushtrisë e të OZN-së. Në këtë përleshje pati viktima nga të dy anët. Në këtë luftë të ashpër, vriten Sadik Lutani, Shaban Sadiku, Ahemeti, nipi i Sadik Ramës, Alush Ismaili, Tafil Rama, Adem Shala, Metë Dini, Bajram Coli dhe disa të tjerë.
Në këtë përleshje plagoset edhe Marije Shllaku, e cila pas dy-tri ditësh zihet nga OZN-ja në fshtatin Açarevë. Nga ky fshat dërgohet në burgun e Mitrovicës, dhe më vonë në Prizren do të gjykohet me vdekje bashkë me një grup patriotësh shqiptarë me profesorin Kolë Parubi në krye.

62. HYSEN LUTANI

Hysen Lutani është i biri i Sadik Lutanit. Babai i tij kishte qenë i inkuadruar në Lëvizjen kaçake, por edhe në protestën e Drenicës më 1945. OZN-ja e Serbicës, duke pasur njohuri për babain e Hysenit, e duke mos pasur mundësi ta zinte Sadikun, erdhën në Turiçefc, ku arrestuan Hysen Lutanin dhe e dërguan në burgun e Serbicës. Ai këtu do të shohë të gjitha maltretimet dhe masakrat e pashembullta që bëheshin në këtë pjesë të Drenicës. Në ditën kur vjen Brigada e Shaban Polluzhës në Serbicë për t’u marrë vesh se kur do të nisej për në frontin e Sremit, pas hetimit të masakrave që ishin bërë, Shabani urdhëron të lëshohen të gjithë të burgosurit. Nga ky burg do të dale edhe Hysen Lutani, i cili menjëherë do t’i bashkohet Shaban Polluzhës. Gjatë tërë Luftës së Drenicës e Shalës, Hysen Lutani do ta bartë mitralozin, i cili, si thotë vet kishte më shumë se 35 kilogram.
Në kujtimet e tij, Hysen Lutani thotë se më së vështiri e paten te Ura e Pestovës, me të kthyer nga Shala.
Aty një grup yni me Mehmet Gradicën në krye, pas një strategjie të bërë më pare, arritëm të thyejmë frontin dhe të dalim në Drenicë. Një rast tjetër që e përmend ai ishte në malet e Tërnafcit, kurse rastin e tretë që s’do ta harrojë kurrë, në malin Godanc, ku siç rrëfenvetë gjithashtu me Mehmet Godancin në krye, ishin të nisur një grup me qëllim që ose të vdisnin, ose t’i thenin forcat e ushtrisë jugosllave. Me mitraloz e mashinkë, me bomba e raketa i kishin detyruar armiqtë që të largoheshin nga ajo pjesë e Çiçavicës. Me të përfunduar rezistenca e Drenicës- si thotë Hyseni, bashkë me babain, Sadikun, dolën në male të Drenicës, me ç’rast krijuan një bërthamë prej 30 vetash. Në vjeshtën e vitit 1945 u bien në gjurmë dhe pas një përleshje vriten pjesa dërmuese e grupit të tyre, por ai vetë shpëtoi në saje të një kutie të duhanit që e kishte harruar babai në vendin tjetër.
Në kohën sa kishte shkuar ai për ta marrë kutinë me duhan dhe disa sende tjera që ishin larg pothuaj 40 minuta, ishte zhvilluar një luftë e rreptë, ku kishin mbetur të vrarë të dy anët.
Pas një kohe Hyseni do të dorëzohet dhe do të burgoset. Pas kryerjes së burgut, do të ndiqet sërish nga UDB-ja dhe do të detyrohen të lëshojnë katundin e tij Turiçefcin. Tashti, në moshë bukur të shtyrë, jeton në Mitrovicë.

63. KUSH ISHTE ISUF GILANI

Kah fundi i dhjetorit të vitit 1944, në anën e Gjilanit bëhet mobilizimi i popullit. Kësaj thirrjeje iu përgjigjën një numër bukur i madh i të rinjve, se parandihej rreziku nga vrasjet nëpër shtëpi dhe marrja e armëve. Pra për t’i ikur një tragjedie që eventualisht, mund të vinte, ata paraqiten në Gjilan. Nga pjesa e këtyre të paraqiturve, formohet batalioni i rinisë së Kosovës, komandant i të cilit emërohet Isuf Gilani, kurse komisar Raif Halimi nga fshati cornice. Sipas urdhërit të Shtabit operativ të Kosovës e Metohisë, ky batalion duhej t’i bashkohej Brigadës së pare të Kosovës, komandant i së cilës ishte Zyfer Musiqi.
Isuf Gilani, lindi në Gjilan. Në kohën kur bëhet komandant i Batalionit të Rinisë së Kosovës, kishte 24 vjeç. Pas likuidimit të shtabit në Prekaz, do t’i bashkohet Shaban Polluzhësdhe do t’i mbetet besnik deri në fund. Në ditën kur në kulla të Tërstenikut, plagosen Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, Isuf Gilani me Rexhep Gjelin dhe Rrahim Lutën do ota basrtin Mehmetin për ta çuar në Gllanasellë, por ai do të vdesë gjatë rrugës dhe trupin e tij do ta varrosin fshehtas në një vresht, duke humbur të gjitha shenjat e varrit, në mënyrë që kufoma të mos bjerë në duart e ushtrisë dhe të OSN-së jugosllave. Isuf Gilani pastaj do të dale në ilegalitet dhe do të kapet nga OZN-ja. Do të sillet në Gllanasellë për të treguar se ku ishte varrosur Mehmet Gradica, por meqë ai nuk ishte terren që e njihte, nuk do ta gjejë trupin e vdekur të Mehmet Gradicës. Kur të zihet edhe Brahim Luta, do t’i bashkojnë dhe sërish do t’i sjellin në Gllanasellë, ku do të zbulojnë kufomën e Mehmet Gradicës.
Isuf Gilani në pranverën e vitit 1945 do të pushkatohet, siç u pushkatuan edhe shumë patriotë shqiptarë me gjyq e pa gjyq.

64. SEFER BEQERI (1914- 1945)

Sefer Beqiri lindi në Bezheniq të Drenicës. Kishte të kryer shkollën fillore. I përgjigjet thirrjes së Shaban Polluzhës për të mbrojtur Sanxhakun nga çetnikët. Ishte prijës i një çete të kësaj ane dhe luftoi pa kursyer asgjë, madje as jetën derisa i përzuri çetnikët nga ky rajon.
Më 1945 do t’i përgjigjet sërish thirrjes së komandantit të tij Shaban Polluzhës për formimin e brigades. Angazhohet që nga dita e pare dhe do të luftojë trimërisht kundër partizano-çetnikëve derisa të vritet në përleshje me këto forca të Tërnofc. Sefer Beqiri, si luftëtar dhe di udhëheqës, ishte i respektuar nga të gjithë.

65. PLISI I MBËSHTJELL NË FLAMUR

Tahir Topilla u lind në Gllanasellë të Drenicës para 75 vjetësh. Ka të kryer shkollën fillore para lufte dhe është njohës i mire i gjuhës italiane. Në kohën e okupimit Italian do të punojë si hekurudhar nëpër Drenicë, ku do të njihej me rrjedhat politike të kohës. Në këtë periudhë të përthyerjeve të mëdha angazhohet për çlirimin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës dhe në këtë kontekst do të bisedojë me patriotë të njohur të Drenicës. Ky burrë i zgjuar martohet me njërën nga vajzat e Shaban Polluzhës dhe mikut të tij do t’i mbetet besnik deri në fund. Më 1945 merr pjesë në rezistencën e njohur të Drnicës. Me shuarjen e saj, do të ndiqet kudo e gjithkund nga i ashtuquajturi pushtet popullor. Në gjyqin ushtarak në Prishtinë, Tahir Topilla do të dënohet me 20 vjet burg. Kur bëhet amnestia e përgjithshme, edhe ky do të lirohet, por do të burgoset prapë nga organet e OZN-ës dhe të UDB-ës. Familja e tij, si dhëndërr i Shaban Polluzhës, so të izolohet dhe do të mbetet nën kontrollin e përhershëm të organeve të sigurimit deri në rënien e politikës rankoviqiane.
Valët e jetës Tahir Topillën do ta përplasin pamëshirshëm nëpër furtuna të mëdha, dhe jo vetëm këtë, por edhe shumë drenicas të tjerë. Të gjitha këtyre stuhive të pushtetit do t’u bëjë ballë pa u luhatur asnjëherë. Shpirti i tij do të rënkojë gjithmonë për çlirimin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Për këtë ideal ishte i gatshëm të flijojë veten dhe familjen. Si i ri do të mësojë shumë ngjarje të së kaluarës së shqiptarëve, e sidomos në jetën e tij do të lënë mbresa të pashlyeshme Azem Bejta, Mehmet Delia e Lutë Gllanasella. Në periudhën 1941-1945, Tahir Topilla me interesim do të përcjellë ngjarjet dhe rrethanat politike. Duke qenë dhëndërr i Shaban Polluzhës, do të jetë i lidhur ngusht me të dhe familjen e tij. Në kujtimet e tij që mban për Shaban Polluzhën, Tahir Topilla thotë: "Më 1943 shtëpia e Shaban Polluzhës rrethohet nga shumë xhandarë të
serbicës (kujto okupimin gjermano-italian). Shabani me dy djemtë e tij Tafën dhe Ahmetin, arrijnë të largohen nga rrethimi, kurse familjen ia internojnë në kullën e Sheremtit në Pejë. Internohen: Hanifja dhe Hajrija (grate e Shabanit), Hajrija, Sala dhe Hanifja (rejat), Nifa (vajza). Ndërkaq, Hajrija, gruaja e Shabanit ishte shtatëzënë dhe lirohet. Pas internimit të familjes, xhandarmëria djeg kullën trikatëshe të tij në Polluzhë. Me të dëgjuar për këtë, dy vëllezërit Hetem e Rrustem Kastrati nga Logja 9të fisit të Shabanit) intervenojnë në prefekturën e Pejës dhe marrin në shtëpinë e tyre familjen e Shaban Polluzhës, duke lënë si garancë të 64 anëtarët e familjes së tyre. Unë me disa të afërm të miqve të mi, vizituam familjen e Shabanit dhe u dërguam veshmbathje e gjësende të tjera të nevojshme. Në Logjë do të mbesin gjashtë javë, prej nga kthehen në Polluzhë. Në ndërkohë, Shabani rrinte te ne në Gllanasellë. Me vete kishte edhe dy djemtë, Tafën dhe Ahmetin. Për çdo natë bënim roje, se frikësoheshim për ndonjë bastisje të xhandarmërisë".
Në një rast, kur burgose Ahmeti, djali i Shabanit, Hajrija i thotë burrit: "A po e sheh Shaban, djalin po duan te na pushkatojnë, e ti po rri duarkryq." Ndërkaq, Shabani iu pat përgjegjur gruas: "Edhe ata të tjerët që janë në burg e po pushkatohen kanë nënë dhe babe sikurse djali yt".
Tahir Topilla përkujton se Shaban Polluzha ishte humanist i madh dhe duke qenë i tillë, gëzon autoritet në gjithë Drenicën dhe më gjerë. Në plis mbante flamurin kombëtar, të cilin në asnjë moment nuk do ta heqë. Shaban Polluzha do të vritet dhe me të do të vdes që nuk e pa Kosovën të lire.
Tahiri do të marrë pjesë në Luftën e Drenicës dhe do të përjetojë tërë tmerrin e saj. Kjo luftë ishte e pabarabartë, ngase në Drenicë, aso kohe u koncentruan forca të mëdha të ushtrisë jugosllave, qëllimi i të cilave ishte likuidimi i shqiptarëve. Nuk është e rastit pra, që menjëherë në Kosovë hapen burgje e inagurohen kasaphana. Ishte vërtetë luftë e vështirë. Njerëzit e Shabanit, një pjesë e tyre nuk kishte armë, e në anën tjetër as bukë e veshmbathje. Nganjëherë, si thotë Tahiri, hanim miser të thatë, sa për të mbajtur shpirtin.
Nga rrëfimet e Tahir Topillës shihet se pat momente tejet dramatike:
-Kur ktheheshim nga Shala e Bajgorës për në Drenicë, duhej të kalonim
nëpër urën e Pestovës, i vetmi vendkalim. Mirëpo, në urë dhe rreth saj ishin koncentruar forca të mëdha të ushtrisë jugosllave e në duhej të kalonim patjetër, se edhe ashtu ishim hetuar nga ta dhe mund të na shkaktonin humbje të mëdha. Në një luftë të rreptë arritëm të depërtojmë, duke u shkaktuar humbje shumë të mëdha forcave jugosllave. Nga ky rrezik shpëtojmë në sajë të vendosmërisë se doemos duhej shpërthyer frontin. Ndryshe, do të pësonim katastrofë.
Po atë natë kur vritet Shaban Polluzha në Tërstenik, tregon Tahir Topilla, e sjellin kalin e tij në shtëpinë tone. Të nesërmen, çika e Shabanit, Shefkija, e lan kalin me ujë të vakët se i tëri ishte i përgjakur nga plagët që kishte marrë dhe mbi të kishte vdekur babai i saj. Pas dy ditëshkali çohet në Berishë. Duke ditur OZNA se Tahir Topilla ishte dhëndërr i Shabanit dhe duke mos pasur informatën se a ishte vrarë trimi i Drenicës shkojnë në Gllanasellë për të shikur se mos po i bien në gjurmë. Mirëpo, aty gjejnë dhëndrrin e tij dhe e kontrollojnë se mos ishte i plagosur, ngase dyshonin se edhe ai do të ketë marrë pjesë në Luftën e Drenicës. Pas kontrollit të bërë thotë Tahir Topilla, dhe pas marrjes në pyetje donin të më çonin në burg, por për fat kasha një vërtetim të vjetër që vite më pare ma kishte lëshuar një shok në Serbicë si organizator i hekurudharëve. Ky vërtetim vetëm shtyri burgosjen time për disa ditë. Më vonë OZNA pa kurrëfarë argumentesh më qet në gjyqin ushtarak në Prishtinë dhe ai gjyq më dënon me 20 vjet burg, përkujton Tahiri atë periudhë të ndjekjeve të shqiptarëve ku ishin e ku s’ishin. Kur bëhet amnestia e përgjithshme, do të lirohet edhe Tahir Topilla, por do t’i merren për 5 vjet të drejtat civile dhe politike. Pason lëçitja e familjes dhe vështirë se guxonte t’ia mësyjë dikush shtëpisë së tij përveç ndonjë miku të rrallë. Pas një kohe Tahirin do ta akuzojnë se gjoja ka plagosur një njeri të OZN-ës dhe do të dënohet 13 muaj, kurse në vitin 1950 dënohet 26 muaj pa proces gjyqësor. Në aksionin e armëve do të maltretohet në mënyrë të vrazhdë dhe do të përcillet hap më hap nga organet e UDB-ës deri në rëniën e politikës renkoviqiane.
Tahiri, sot në moshën 75 vjeçare për çdo ditë qet në letër nga një fragment të jetës së tij të përvuajtshme, por natyrisht heroike e të madhërishme, në vitin e mbrapsht 1945.

66. QËNDRESA SI METAFORË

"Ne jemi kundër komunistëve, por nuk pranojmë të luftojmë me vëllezërit tanë në Shqipëri"- thuhet në përgjigjen që ia dërgojnë Mehmet Gradica e Ukshin Kovaçica, Pajazit Boletini. Këtyre fjalëve Ukshini u mbetet besnik, kurse Mehmet Gradica, do t’i përgjigjet ftesës së dytë.
Ukshin Kovaçica, lindi më 1904 në Kovaçicë të Shalës së Bajgorës; sipas katundit kishin marrë edhe mbiemnin. Rrjedh nga një familje që për ideal kishte qëndresën. Me këtë ideal familja e tij ishte fisnikëruar qysh herët. Të parët e Ukshinit jetuan në Bajgorë, në kushte tjetet të vështira, siç jetonin të gjithë banorët e Shalës, duke u kacafytur me mynxyrat që sjell një jetë plot vuajtje. Të lodhur nga target e rënda të pushtuesit turk dhe zullumit që bënin ata, duke u plaçkitur dhe marrë tërë mundin e ditës dhe të vitit, babai i Ukshinit, Nuha, dhe mixha, Shahini, i kundërshtojnë këto forma të shfrytëzimit të fshatarësisë të Shalës. Së shpejti bie në sy të pushtetit dhe fillon ndjekja e tyre. Në një përleshje që bëhet në Bozhlan, në mes të Nuhës dhe Shahinit në njërën anë, dhe zaptijeve turke, në tjetrën, mbesin të vrarë çaushi me disa zaptie. Këtu vritet edhe mixha i Ukshinit, Shahini. Për qëndresën e tyre më së miri flet kënga popullore që i kushtohet kësaj ngjarje. Aty turqit thon:
Bozhani e Skroma mbeteshin shkretë,
Qysh s’u gjet njeri të na hyjë ndërmjet…
Pas kësaj ngjajeje pushtuesit asnjëherë nuk i lane të qetë. Kur, më 1912 Kosova pushtohet nga Serbia, familja e Ukshinit sërishndiqet për ta vazhduar pastaj ndjekjen pushtuesi bullgar deri më 1918. Nga mesi i vitit 1916 në një konflikt, bullgarët vrasin vëllanë e Ukshinit, Xhemën. Në këtë përleshje mbesin të vrarë edhe tre bullgarë.
Duke mos u pajtuar asnjëherë me format e dhunës që bënin regjimet pushtuese, më vonë edhe ai serb, ata detyrohen që të rrinë gjithnjë të gatshëm për t’u bërë rezistencës të armatosur. Në këtë, me siguri nga një dorë e zgjatur e panjohur e pushtuesit serb, vritet edhe Nuha, babai i Ukshin Kovaçicës.
Për familjen Kovaçica, më pastaj vijnë ditë edhe më të mundimshme, sidos në vitet 1945-1947 dhe jo vetëm gjatë kësaj periudhe. Duke qenë i shkathët dhe parimor, në kohën kur gjermanët ishin në Kosovës, Ukshini caktohet kapter në Bare dhe Koraç.

Njohja me Mehmet Gradicën

Gjatë kësaj periudhe ai pati kontakte të shumta me njerëz të ndryshëm. U njoh me Mehmet Gradicën, Pajazit Boletinin, Adem Vocën e të tjerë. Në një bisedë që bën me Pajazit Boletinin, i thotë që të inkuadrohet në regjimentin e tij në luftën kundër komunizmit në Shqipëri.
Mirëpo, Ukshini pasi takohet me Mehmet Gradicën, vendosin që të mos shkojnë në Shqupëri, jo pse nuk ishin kundër komunizmit, por me motivacion se nuk luftohet me vëllezër.
Nga fundi i vitit 1944, një brigade e Shqipërisë kalonte nëpër Shalë; ajo në këtë e sipër bënte edhe mobilizimin e fshatarëve të kësaj ane (vullnetarisht). Ukshin Kocaçica i bashkohet kësaj brigade. Mirëpo, kur shkojnë në Prekaz, heton se komandantin e kësaj e ka dezinformuar dikush gjoja se ai kishte marrë pjesë në Shqipëri kundër forcave partizane. Këtu i thonë t’i dorëzojnë armët. I dorëzon armët dhe ikën nga kjo brigade e del në mallet e Shalës së Bajgorës.

Takimi me Adem Vocën e Ahmet Selacin

Përderisa Ukshini qëndronte në malet e Shalës, një njësi e policisë (OZNA), vjen në Kovaçicë dhe ia merr të gjitha bagëtitë dhe një pjesë tjetër të pasurisë, duke i lënë anëtarë e familjes duarthatë. Bashkë me bagëtinë marrin edhe djalin e Ukshinit, Hashimin, dhe e burgosin në Mitrovicë. Në burg e pyesin se ku e kishte babanë. E maltretojnë, por ky gjithjë e thotë se ka shkuar me brigadat partizane. Kur e shohin se nuk mund të nxjerrin fjalë prej tij, atëherë përgaditin një plan tjetër: në dhomën e tij dërgojnë një agjent,i cili thatë se ishte i burgosur ngase kishte qenë me gjermanët. Djali i Ukshinit i beson dhe atij i tregon kush ishte dhe përse ishte burgosur.Pastaj i tregon se babanë e kishte në malet e Kovaçicës dhe se nuk e ka ndërmend të pajtohet me komunistët. Agjenti pastaj përvidhet nga dhoma e burgut dhe ua tregon të gjitha ato që kishin biseduar me të Menjëherë e nxjerrin Hashimin nga dhoma e burgut për ta marrë në pyetje, por në të dalë i ikën rojës dhe pas pak kohësh plagoset dhe dërgohet në spital.
Ndërkohë Adem Voca, Ahemt Selaci dhe Bislim Bajgora Organizojnë një tubim me fshatarët e Shalës në Barë, ku merr pjesë edhe Ukshin Kovaçica. Në atë tubim bëhet fjalë për doomos doshmërinë që t’u kundërvihen të gjithë atyre që vresin dhe terrorizojnë popullatën e pafajshme shqiptare, me të njëjtën moto, siç kishte vepruar Shaban Polluzha në Drenicë. Në atë kohë ishin shpeshtuar vrasjet dhe burgosjet. Vendoset se nuk mund të ketë kurrfar pajtimi me njerëzit e OZN-së dhe disa brigade që u kishin shkaktuar fatkeqësi shumë familjeve të Shalëse të rajoneve të tjera të Kosovës. Këtu arrihet marrëveshja që të zhvillohet luftë e vazhdueshme e sistemit komunist.Atë natë Ukshin Kovaçica, pas një kohe relativisht të gjatë, kthehet në shtëpi.Këtë e bë pë shkak se i kishin marrë djalin dhe bagëtinë.
Nëntë ditë e nëntë net –rezistencë në kullë
I lodhur nga qëndrimi tremuajsh në mal, Ukshin Kovaçica atë natë bie për të fjetur. Rojë bënte djali i mixhës, Bajrami.. Para mëngjesit, pasi e kishin hetuar Ukshinin se gjendjej në Kovaçicë, e rrethojnë forca të mëdha të OZN-së dhe ushtrisë. Me të hetuar se janë rrethuar, siç tregon Fatime Kovaçica, çika e Ukshinit, Bajrami menjëherë e bën me dije. Ukshini, si rrufeja zë pozicionet në kullë dhe u përgjigjet me zjarr. Me të ishin vëllezërit Rrahimi e Abdyli dhe Smail Svarça nga Nedakofci.
Të gjithë anëtarët e familjes zbritën në katin e poshtëm të kullës. Babai luftonte në katin e dytë, duke mos i lënë forcat e OZN-së të afroheshin në oborrin tonë. Unë dhe grate tjera u ndihmuam atyre plot 24 orë. Tafili, djali i vogël i Ukshinit, që kishte vetëm 11 vjet, së basku me një kusheri të tij të afërm moshatar, kur erdhi mbrëmja ikën në flake të pushkës nga shtëpia dhe shkuan në Kaçandullë. Ne e dinim vetëm se janë larguar nga shtëpia, por nuk e dinim se a kishin shpëtuar nga murtajat apo jo, rikujton Fatimja. Tërë ditën forcat e OZN-së dhe të ushtrisë bënë përpjeke për ta pushtuar kullën, por më kot. Mbasi mbetëm vetëm për dy ditë, disa të vrarë gjatë natës iknin në periferi të fshatit. Pas 24 orësh, anëtarët e familjes me këshillën e Ukshinit, dolëm dhe shkuam në Starasellë. Nga Kovaçica u larguan edhe shumë familje të tjera. Shtëpive ua futën flakën. U dogjë u bë shkrumb çdo gjë. Ishte krijuar pamje e dhembshme dhe e shëmtuar. Nuk dinim më çka ishte bërë me babanë dhe të tjerët. Pas 3 javësh në Starasellë, ku ishim vendosur ne- kallzon Fatimja, vjen vëllai i vogël, Tafili me kusheririn, Ramën. Dhe në atë konak ku ishim të vendosur, për çdo ditë e çdo natë dëgjonim krismën e pushkëve në Kovaçicë. Ndërkohë Ukshin Kovaçicës i bashkohen edhe disa të tjerë.
Pas nëntë ditësh e nëntë netësh të rezistencës së ashpër që u bënë forcave të OZN-së dhe të ushtrisë, partizanët ua qojnë Abdullah Rushitin dhe Latif Rrahmanin e Bajgorës, shokë të Ukshinit, prë ta lutur që të dilte nga kulla, se mbaroi katundi, thotë Nuhi Bajgora. Pas këtij apeli, që i bëjnë shokët e tij, Ukshini e lëshon Kovaçicën dhe sërish del në mal. Kur kishte dal Ukshini, ato forca që kihsin luftuar me të, ia kallën kullën dhe ia rrafshuan me tokë. Kjo ngjarje zhvillohet në janar të vitit 1945.
-fund-
-vazhdon-
Me rastin e 17 vjetorit të grevave historike të xehetarëve tanë - martirë të demokracisë
AZIZ ABRASHI & BURHAN KAVAJA
EPOPEJA
E MINATORËVE
Marshet e tubimet protestuese dhe grevat e minatorëve të "Trepçës" në vitet 1988-1990
Redaktor:
Vehap Shita
Ballina dhe përkujdesi artistik:
Shyqri Nimani
Realizimi kompjuterik:
Fatos Shita

IV - MARSHET E TUBIMET PROTESTUESE TË NËNTORIT 1988

Gjendja e rëndë politike, marrëdhëniet e acaruara ndërnacionale, fyerjet e popullatës shqiptare, neglizhenca dhe mosefikasiteti i organeve shtetërore e i organizatave politike – një kohë të gjatë ishin tema të diskutimeve të shumta në të gjitha vendet e punës, e sidomos në punishtet e nëntokës në minierën e Stari-Tërgut.
Është për t`u impresionuar se sa mire ishin të informuar minatorët për të gjitha rrjedhat politike në Kosovë, në Serbi dhe në ish-Jugosllavi. Minatorët ishin posaçërisht të interesuar të marrin shpjegime nga udhëheqja e tyre se çfarë do të ndërmerrej nga udhëheqja e atëhershme aktuale e Kosovës ndaj fushatës agresive të hegjemonistëve serbë ndaj popullit shqiptar dhe Autonomisë së Kosovës.
Në atë kohë, prodhimi ditor në minierë kishte filluar të shënonte rënie drastike ngase minatorët ishin të brengosur për fatin e tyre dhe të mbarë popullit shqiptar. Shkrimet e shtypit dhe informacionet e radios e të televizionit shkaktonin huti me interpretimin e tyre të çështjeve rreth ndërrimeve kushtetuese, politikës së kuadrove, të ashtuquajturave shpërngulje të serbëve e të malazezve, tubimeve e " jogurt-revolucionit " të tyre. Shtëpitë informative informonin e komentonin sipas interesave të tyre politike.
Minatorët erdhën në përfundim se shumë çështje kyçe me peshë kombëtare, me vetëdije apo pa vetëdije, do të ngelnin pa u zgjidhur drejt dhe se po imponoheshin zgjidhje që do ta cenonin seriozisht pozitën dhe subjektivitetin e Kosovës. Minatorët mendonin se me ndërmarrjen e një aktiviteti në momentin aktual, siç ishte marshi protestues, do t`i artikulonin kërkesat e popullit shqiptar dhe do t`i " zgjonin " nga amullia organet shtetërore, politike, inteligjencien e institucionet shkencore dhe udhëheqjen e tyre duke u dhënë përkrahje të plotë në mënyrë që ata të kishin kurajë që, me mjete politike e argumente shkencore, t`u kundërvihen qëllimeve hegjemoniste serbe dhe veprimeve shkatërrimtare të tyre.

FILLUAN MINATORËT E NDËRRIMIT TË TRETË E TË NDËRRIMIT TË PARË

Më 17 nëntor 1988 në mëngjes, pasi minatorët e ndërrimit të tretë dolën nga Miniera, u bashkuan me minatorët e ndërrimit të parë dhe vendosën që revoltën e tyre kundër gjendjes së krijuar politike në Kosovë ta shprehin me organizimin e marshit protestues nga miniera " Trepça " e Stari-Tërgut deri në Prishtinë. Minatorët, të cilëve iu bashkuan edhe punëtorë të tjerë, marshuan në këmbë 52 km rrugë. Në Palestrën e Sporteve në Prishtinë arritën mbi 3000 minatorë e punëtorë të tjerë të " Trepçës ".
Në orët e hershme të mëngjesit për kërkesat e qëllimet e minatorëve u njoftuan kryetarja e atëhershme e Kryesisë së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, Kaçusha Jashari, dhe kryetari i Kryesisë shtetërore të Kosovës, Remzi Kolgeci. Këta, përmes bisedave telefonike, insistonin që të bëhen përpjekje që të mos lejohej ardhja masive e minatorëve në Prishtinë, por kontaktet, bisedat e tubimet të mbaheshin në Stari-Tërg, përkatësisht ne Mitrovicë.
Minatorët u njoftuan për sugjerimet e udhëheqjes së atëhershme krahinore që bisedat të zhvillohen në Stari-Tërg ose në pallatin e sporteve " Minatori " në Mitrovicë. Këto propozime nuk u përfillën fare dhe kolona e minatorëve u formua para portës së minierës dhe u nis në drejtim të Prishtinës. Edhe udhëheqja e kombinatit " Trepça ", udhëheqja e Ndërmarrjes së minierës e udhëheqja e Komunës së Mitrovicës, njësoj si ajo e Krahinës, insistonin që tubimi dhe bisedat të mbaheshin në Mitrovicë.
Edhe këtë propozim minatorët nuk e pranuan dhe kolona e vazhdoi rrugën në drejtim të Prishtinës. Minatorët kishin veshur rrobat e punës, të cilat ishin të dëmtuara dhe të dedikuara për vende relativisht të nxehta. Ata mbanin po ashtu llambat e minierës dhe çizmet e gomës, të cilat, gjithashtu ishin të grisura. E kjo ishte ditë e ftohtë dhe me acar. Ekzistonte mundësia që të ftohen dhe të kenë pasoja të rënda për shëndetin e tyre. Minatorëve iu tërhoq vërejtja për këso rreziqe. Mirëpo, ata ishin të vendosur dhe nuk hiqnin dorë nga qëllimi i tyre.
Kolona ishte gjithnjë e përcjellë nga policia sekrete e Sigurimit Shtetëror, e udhëhequr nga kryepolici Faruk Mehmeti. Në këtë përcjellje kishte agjentë të policisë komunale e krahinore, por edhe gazetarë e punëtorë të tjerë të mjeteve të informimit publik nga Krahina, Republika e Serbisë e njësitë e tjera federale të ish-Jugosllavisë.
Bajram Selani, atëherë anëtar i Kryesisë së Kosovës, bëri tentime që t`i bindte minatorët që ta ndërpresin marshin dhe të ktheheshin në Mitrovicë. Pastaj tentoi edhe Sava Komadiniq, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Kosovës. U përpoqën edhe të tjerë. Por minatorët nuk i përfillën dhe kolona e vazhdoi marshin në drejtim të Prishtinës.
Në afërsi të fshatit Tomiq, kolona u ndal për ta dëgjuar kryetarin e Kryesisë së Kosovës, Remzi Kolgecin. Edhe tash kryetari Kolgeci kërkonte që minatorët ta ndërprenin marshin protestues dhe të ktheheshin në Mitrovicë, ku do të vazhdonin bisedat. Me këtë rast, ai, midis tjerash, shprehu mendimin se kërkesat e minatorëve " duhet të realizohen përmes sistemit të institucioneve legale ".
Minatorët përsëri nuk u bindën dhe e vazhduan rrugën për në Prishtinë.

NJËSITË SPECIALE TË MILICISË I DOLËN PËRPARA KOLONËS SË MINATORËVE

Për pengimin dhe ndërprerjen e marshit të minatorëve u angazhuan edhe njësitë speciale të milicisë së Kosovës. Ato dolën përpara kolonës së minatorëve te fshati Mazgit, afër Obiliqit. Mirëpo, përkundër përpjekjeve të milicisë, kolona e minatorëve e shpërtheu kordonin e parë e të dytë të milicisë dhe e vazhdoi rrugën në drejtim të Prishtinës.
Së bashku me minatorët ishin gjithnjë udhëheqësit e Minierës e të Kombinatit si dhe kryetarja e Konferencës Aksionare të Lidhjes së Komunistëve të Stari-Tërgut, Juliana Gashiq (serbe).
Edhe pse ekzistonte mundësia e transportit me autobus, minatorët refuzonin të hipnin në autobusët që u shkonin pas e përpara. Në një moment, një numër i minatorëve të sëmurë e të rraskapitur pranuan të hipnin në autobus, por këta e vërejtën shpejt se do t`i mashtronin e do t`i kthenin në Mitrovicë, prandaj i detyruan shoferët që t` i ndalnin autobusët e zbritën dhe e vazhduan rrugën në këmbë. Një shofer nuk e ndali autobusin dhe me shpejtësi të madhe i solli minatorët në stacionin e autobusëve në Mitrovicë. Pas protestave të minatorëve, një udhëheqës i Kosovatransit të Mitrovicës e urdhëroi shpferin që t`i kthente mbrapa.
Kështu edhe ky grup i minatorëve iu bashkua kolonës në drejtim të Prishtinës.

MINATORËVE TË “ TREPÇËS “ IU BASHKUAN EDHE SHUMË MINATORË E PUNËTORË TË TJERË

Minatorët, të lodhur, të uritur e të rraskapitur, arritën në Prishtinë rreth orës 16 dhe hynë në pallatin e sporteve " Boro e Ramizi ". Pjesëmarrësve të marshit, të cilët kishin ecur 10 orë në këmbë, pa pushur, iu ofruan nga një sandviç e ujë, por ata ishin kategorikë dhe nuk e pranuan ushqimin.
Në shenjë të përkrahjes e të solidarizimit, minatorëve të Stari-Tërgut iu bashkuan edhe punëtorë të tjerë të kombinatit " Trepça ", e në marshin protestues në rrugë dhe në pallatin e sporteve " Boro e Ramizi " në Prishtinë iu bashkuan minatorët e Kishnicës, të Novobërdës, të Hajvalisë e të Goleshit si dhe punëtorët e kombinatit ndërtimor industrial " Ramiz Sadiku ", të Kosovatransit e të ndërmarrjeve të tjera.
Me këtë rast, shumë minatorë u paraqitën në foltoren e pallatit të sporteve " Boro e Ramizi " duke i artikuluar kërkesat e qëndrimet e veta në mënyrë të qartë e koncize para Kaqusha Jasharit e Remzi Kolgecit dhe opinionit të gjerë të Kosovës, të ish-Jugosllavisë e të botës.
Minatorët Avdi Uka, Tahir Salihu, Esat Jusufi etj. kërkuan që të përkrahet udhëheqja e atëhershme e Kosovës, të ndërpritet fushata dhe sulmi i Serbisë kundër udhëheqjes së Kosovës, në veçanti kundër disa udhëheqësve të saj, të mos pranohen dorëheqjet kolektive e as ndërrimet me presion dhe, në veçanti, të mos lejohet cenimi i Autonomisë së Kosovës.
Minatorëve të tubuar iu drejtuan me këtë rast Kaqusha Jashari e Remzi Kolgeci, të cilët, parimisht, u pajtuan me një pjesë të madhe të kërkesave të minatorëve dhe premtuan angazhimin e tyre personal dhe të organeve të Kosovës për tejkalimin e situateës së imponuar politike…
Më vonë, këto premtime u harruan, u mohuan dhe nuk u përfillën fare.
Pasi u dhanë hollësisht arsyetimet për ndërprerjen e tubimit nga ana e udhëheqjes së ndërmarrjes së minierës " Trepça " të Stari-Tërgut, të kombinatit " Trepça " dhe të udhëheqëses së Konferencës Aksionale të LK Juliana Gashiq, por edhe të të tjerëve, tubimi u ndërpre dhe minatorët e Stari-Tërgut e pjesëmarrësit e tjerë të tubimit, rreth ores 22, u kthyen në vendbanimet e tyre.

MINATORËT E MBROJNË ME NGULM AUTONOMINË E KOSOVËS

Të nesërmen e të pasnesërmen, do të thotë më 18 e 19 nëntor 1988, tubimet e minatorëve të minierës " Trepça " të Stari Tërgut vazhduan të mbahen së pari në Prishtinë e pastaj në Mitrovicë.
Minatorët ecën përsëri në këmbë prej minierës " Trepça " të Stari Tërgut deri në pallatin e sporteve " Minatori " në Mitrovicë. Këtu minatorët i përsëritën kërkesat që i kishin paraqitur në pallatin e sporteve " Boro e Ramizi " në Prishtinë. Kësaj radhe, këto kërkesa u përkrahën edhe nga punëtorët e ndërmarrjeve të tjera dhe shumë qytetarë të tjerë të Mitrovicës që morën pjesë në këtë tubim.
E kërkesat e minatorëve ishin të qarta e përmbajtjesore. Minatorët kërkonin të ndërpritej politika diskriminuese e Serbisë ndaj Kosovës e shqiptarëve. U kërkua edhe ardhja e udhëheqësve krahinorë, republikanë e federativë për të dhënë përgjigje direkte në lidhje me fushatën e Serbisë për pezullimin e Autonomisë së Kosovës, ndërrimin e kuadrove udhëheqëse dhe etiketimet e njollosjet e kuadrove, të cilët kishin dhënë kontributin e tyre për realizimin e Autonomisë së Kosovës, që ishte garantuar me kushtetutat e vitit 1974.
Pjesëmarrësve të tubimit protestues në pallatin e sporteve " Minatori " në Mitrovicë iu drejtua Azem Vllasi, atëherë anëtar i Kryesisë së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. Ai kryesisht u pajtua me vlerësimet e minatorëve e të qytetarëve të tjerë dhe , midis tjerash, deklaroi se forcat politike në Kosovë nuk do të lejojnë që të bëhen me presion kurrfarë ndërrimesh të kuadrove e as cenohen parimet e Kushtetutës së vitit 1974. Ai po ashtu tha se nuk do të ketë rrugë tjetër, pos asaj që e ka shtruar Tito dhe Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë.
Paraqitja e Azem Vllasit e qetësoi dukshëm situatën, ngase u mendua se kuadrot kosovare ndoshta do të kishin forcë politike dhe profesionale për ta mbrojtur atë që ishte arritur. Mirëpo, nga paraqitja e shumë individëve mbeti dyshimi se kuadrot ekzistuese nuk do të kishin forcë që ta mbronin pozitën autonome të Kosovës e posaçërisht ta ndërpresin fushatën e Serbisë kundër intelektualëve shqiptarë dhe përgjithësisht kundër popullit shqiptar.
Ndërkohë, vërehej qartë indolence, pasiviteti e dobësia e disa kuadrove shqiptare të Kosovës, por edhe përçarja e mosuniteti i tyre e madje edhe tradhtia e disave prej tyre ndaj parimeve themelore kushtetuese e të dokumenteve të tjera që garantonin Autonominë e Kosovës e pozitën e barabartë të shqiptarëve dhe të drejtat e tyre.
Minatorët, në paraqitjet e tyre, më se një herë theksuan se ata, me punën dhe me djersën e tyre, kanë kontribuar për shkollimin e kuadrove, andaj ishin ofenduese parullat që plasoheshin në opinion se " vetëm shqiptari i pashkolluar është i mirë " dhe i " ndershëm ".
U paraqit në foltore edhe Sanije Dema, nënë e tetë fëmijëve. Ajo foli për diskriminimin e shqiptarëve dhe parullat që dëgjoheshin nëpër tubimet e serbëve e të malazezve. Mes të tjerash, ajo përmendi edhe ofendimet që po i bëheshin nënës shqiptare se ajo qenka shndërruar në " lavatriçe ", megjithatë edhe vetë serbët e dinë se nëna gjithkund gëzon respekt të madh. Paraqitja e kësaj nëne shqiptare në këtë tubim i përforcoi bindshëm minatorët se kërkesat e tyre janë të drejta.
Të bindur se nuk u arrit qëllimi i marshit protestues ditën e parë, minatorët e minierës ‘ Trepça " të Stari-Tërgut i vazhduan marshet e tubimet protestuese në Prishtinë edhe më 18 e 19 nëntor 1988. Pjesëmarrësit e marshit u ballafaquan me shumë probleme, ndër të cilat vlen të përmendet zhbllokimi i një grupi të madh të studentëve e të nxënësve shqiptarë, të cilët i kishte bllokuar policia serbe, përkatësisht jugosllave, e armatosur deri në dhëmbë.